Ish-gjenerali izraelit: Tel Avivi nuk mund të hyjë në luftë rajonale pa mbështetjen e SHBA-së

Gjeneralmajori izraelit në pension, Yitzhak Brik, deklaroi se çdo sulm parandalues kundër Iranit dhe Hezbollahut do të çonte në një luftë rajonale që ushtria izraelite nuk do të jetë në gjendje ta përballojë, transmeton Anadolu."Izraeli po shkon me shpejtësi drejt një lufte rajonale në të cilën është plotësisht i varur nga SHBA-ja", shkroi Brik në faqen e internetit të televizionit Channel 12.Gjeneralmajori në pension Brik tha: "Kohët e fundit, kemi dëgjuar disa njerëz që nuk e kanë kuptuar ende situatën shqetësuese për ushtrinë izraelite, duke thënë se duhet të fillohet një sulm parandalues përpara se Irani dhe Hezbollahu të përgjigjen. Fatkeqësisht, këta njerëz nuk e marrin parasysh se çdo sulm parandalues kundër Hezbollahut dhe Iranit do të çonte menjëherë në një luftë rajonale".