Lidhje


Keir Starmer jep zyrtarisht dorëheqjen si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar

 

Keir Starmer dha zyrtarisht dorëheqjen si kryeministër britanik këtë të hënën, pasi Mbreti Charles III pranoi dorëheqjen e tij, tha Buckingham Palace. “Deputeti Sir Keir Starmer pati një takim me Mbretin këtë mëngjes dhe paraqiti dorëheqjen e tij si Kryeministër dhe Lord i Parë i Thesarit, të cilën Madhëria e Tij e pranoi me kënaqësi”, tha pallati në një deklaratë.

 

“Puna ime ka mbaruar”, tha Starmer në fjalimin e tij të fundit si kryeministër jashtë 10 Downing Street.

 

Ai i uroi pasardhësit të tij, Andy Burnham, suksese dhe falënderoi stafin e Downing Street dhe gruan e tij Victoria për mbështetjen e tyre.

 

Burnham, udhëheqësi i Partisë Laburiste, do të bëhet kryeministri i ri të hënën më vonë.

XS
SM
MD
LG