Lidhje


''Gjak në të gjithë fakultetin'', dëshmitarët tregojnë tmerrin e masakrës në Pragë

Prof Radek Samik po jepte mësim në një klasë në Universitetin Charles kur një person i armatosur hyri në ndërtesë dhe filloi të qëllonte pa dallim.

 

I ngecur brenda një dhome në katin e parë, ai papritmas dëgjoi të shtëna "shumë të qarta".

 

I vetëdijshëm se diçka nuk shkonte shumë, ai dhe nxënësit e tij qëndruan në klasë, pa mundur të largoheshin, ndërsa personi i armatosur kreu të shtënat masive.

 

Katërmbëdhjetë njerëz u vranë dhe 25 të tjerë u plagosën, disa në gjendje shumë të rëndë, tha policia.

Read more ...


‘'Kam një jetë të mjerë'’, zbulohet ditari i studentit ekselent që vrau 14 persona në Universitetin e Pragës

Motivi i studentit të diplomuar, 24-vjeçari David Kozak, i cili të enjten kreu sulmin më vdekjeprurës të viteve të fundit në Republikën Çeke, duke vrarë 14 persona dhe duke plagosur 25 të tjerë në një shkollë në Universitetin Charles në Pragë, mbetet një mister.

 

 Sipas policisë, 24-vjeçari, i cili ishte student ekselent, kishte përdorur një ZEV 308 Win AR10 , një lloj arme që është përdorur shpesh në sulmet në shkolla në SHBA.

Read more ...


SHBA, punëtorët në New York marshojnë për Gazën

Mijëra punëtorë, përfshirë në mesin e tyre edhe palestinezë dhe hebrenj pro paqes, protestuan kundër sulmeve të Izraelit në Gaza duke marshuar drejt qendrës së përgjithshme të Komitetit Amerikan i Çështjeve Publike të Izraelit (AIPAC), "organizata lobuese hebreje" më e fuqishme në vend.

 

Mijëra punëtorë, përfshirë hebrenj dhe palestinezë, u mblodhën para Bibliotekës së New Yorkut.

Read more ...


OKB: Mbi 576 mijë njerëz në Gaza përballen me uri katastrofike

Më shumë se 576 mijë njerëz në enklavën e rrethuar palestineze të Gazës po përballen me uri katastrofike, sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara (OKB) të publikuar të enjten.

 

"E gjithë popullsia e Gazës, rreth 2.2 milionë njerëz, është në krizë ose nivele më të larta të pasigurisë akute ushqimore", thuhet në raportin e Klasifikimit të Integruar të Fazës së Sigurisë Ushqimore (IPC), i cili përfshin të dhëna nga Programi Botëror i Ushqimit (WFP), agjencive të tjera të OKB-së dhe organizatave joqeveritare.

 

Raporti tha se 26 për qind e popullsisë së Gazës, rreth 576.600 njerëz "kanë shterur furnizimet e tyre ushqimore dhe kapacitetet e përballimit dhe po përballen me urinë katastrofike".

Read more ...

XS
SM
MD
LG