Aksident i rëndë në Itali, 38-vjeçari shqiptar humb jetën teksa kthehej për në shtëpi
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Itali, në provincën e Kremoneses.
Siç bëhet me dije nga mediat italiane një 38-vjeçar shqiptar i quajtur Erion Bali ka humbur kontrollin e makinës duke u përplasur me një parmak pranë një rrethrrotullimi.
Si pasojë e përplasjes shqiptari ka ndërruar jetë në vendngjarje.