Lidhje


Të paktën 100 persona u vranë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës

Të paktën 100 persona janë vrarë dhe 20 të tjerë janë plagosur në sulmet që ushtria e Izraelit ka kryer në rajonin Jabalia në veri të Rripit të Gazës.

 

Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, zyrtarët e shëndetësisë në Rripin e Gazës kanë theksuar se të paktën 100 persona u vranë dhe mbi 20 të tjerë u plagosën në sulmet që ushtria e Izraelit kreu në rajonin Jabalia.

 

Zyrtarët e shëndetësisë gjithashtu njoftuan se edhe 100 persona të tjerë ndodhen nën rrënoja.

 

Shumë persona kanë humbur jetën dhe janë plagosur si pasojë e shënjestrimit me sulmet ajrore të ashpra të avionëve pushtues ndaj rajoneve veriore të qytetit Khan Younis në jug të Rripit të Gazës si dhe si pasojë e shënjestrimit me goditje të rënda artilerie të rajoneve të ndryshme të qytetit.

 

Ndërkohë, teksa thuhet se ka pasur shpërthime të fuqishme në rajonin qendror të Rripit të Gazës, ende nuk është siguruar informacion nëse ka të vrarë apo të plagosur në ngjarje.

 

Burimi: AA


Ambasadori gjerman: Mbështetje SPAK, sulmet ndaj pavarësisë së gjyqësorit, të papranueshme

Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner zhvilloi sot një vizitë në Strukturën e Posaçme për Luftën kundër Korrupsionit (SPAK), ku pati një takim me kreun e SPAK, Altin Dumani.

 

Bergner u shpreh se, mbështet punën e SPAK dhe shprehu vlerësimin e tij për punën e vendosur dhe të suksesshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Read more ...


Mesxhid Al-Aksa pothuajse e zbrazët në namazin e xhumasë për shkak të kufizimeve izraelite

Në namazin e dhjetë të xhumasë që nga fillimi i sulmeve të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës më 7 tetor, Mesxhid Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar mbeti përsëri pothuajse bosh për shkak të kufizimeve të forcave izraelite.

 

Duke vazhduar kufizimet e tyre rreth Mesxhid Al-Aksasë, policia izraelite pengoi palestinezët që donin të falnin namazin e xhumasë në këtë xhami, si në javët e kaluara.

Read more ...


Erdoğan: Izraeli po shkon drejt izolimit botëror

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se Izraeli tani po shkon drejt izolimit ndërkombëtar, një trend i cili vetëm do të rritet në ditët në vijim.

 

Duke folur me gazetarët pas namazit të xhumasë në Istanbul, presidenti Erdoğan njoftoi se gjatë një bisede telefonike dje me homologun e tij amerikan, Joe Biden, ata diskutuan gjerësisht zhvillimet në Gaza dhe se ai i tha presidentit amerikan se tani është koha që SHBA-ja të ndërhyjë.

Read more ...

XS
SM
MD
LG