Lidhje


SHBA reagon sërish për protestat në Begrad: Serbia të bashkëpunojë me OSBE-në

Departamenti Amerikan i Shtetit u bëri thirrje autoriteteve në Serbi të bashkëpunojnë me misionin e Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë (OSBE), për të shqyrtuar pretendimet për parregullsi dhe theksoi se dhuna ndaj gazetarëve, vëzhguesve dhe komisionerëve të zgjedhjeve është “e papranueshme”. Sipas Departamentit të Shtetit legjitimiteti i proceseve demokratike varet nga transparenca dhe gatishmëria e të gjithë pjesëmarrësve, që të njohin vullnetin e zgjedhjeve.

Read more ...


Mijëra njerëz në tubimin në mbështetje të Gazës në Ankara: Izraeli është vrasës

Në kryeqytetin e Türkiyes, Ankara, u mbajt një "Tubim i madh në mbështetje të Gazës" në të cilin morën pjesë disa mijëra qytetarë për të tërhequr vëmendjen e publikut për tragjedinë njerëzore në Rripin e Gazës.

 

Pavarësisht motit mjaft të ftohtë, qytetarë të shumtë morën pjesë në tubimin e organizuar nga Platforma për Solidaritet me Palestinën.

Read more ...


Raportuesja e OKB-së: Ashtu si në Srebrenicë dhe Ruandë, edhe gjenocidi i Gazës po bëhet me lejen e botës

Raportuesja e posaçme e Kombeve të Bashkuara (OKB) për Palestinën, Francesca Albanese, duke nënvizuar se ato që Izraeli po i bën në Gaza nuk janë aq ndryshe nga masakrat civile në rajonet e tjera të botës, theksoi se edhe gjenocidi në Gaza, ashtu si në Srebrenicë dhe Ruandë, po bëhet me lejen e botës.

 

Ajo këtë mesazh e ndau në rrjetin social X, duke iu referuar një postimi ku zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut e akuzon Izraelin për ekzekutimin e 11 palestinezëve të paarmatosur para familjeve të tyre në lagjen al-Rimal të Gazës.

Read more ...


Kreu i OKB-së: Nevojitet armëpushim humanitar në Gaza

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha se nevojitet një armëpushim humanitar në Rripin e Gazës, edhe pse përpjekjet për të kërkuar një armëpushim të tillë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së përsëri dështuan.

 

"Unë besoj se ne kemi nevojë për një armëpushim humanitar. Por sigurisht, ne jemi në favor të çdo pauze që mund të çojë në përmirësime të situatës me ndihmën humanitare dhe në shkëmbimin e të burgosurve", u tha Guterres gazetarëve.

Read more ...

XS
SM
MD
LG