Lidhje


Vizita e presidentit Erdoğan në Athinë në titujt kryesorë të mediave greke

Gazetat në Greqi kanë paraqitur në titujt kryesorë në faqet e tyre të para, mesazhet e miqësisë që u dhanë gjatë vizitës që zhvilloi dje presidenti Recep Tayyip Erdoğan në Athinë.

 

Gazeta "Kathimerini" në lajmin e saj me titull "Premtimi për qetësi të vazhdueshme" transmetoi mesazhet "miqësore" pas takimit të presidentit Erdoğan dhe kryeministrit Kyriakos Mitsotakis.

 

Në lajm thuhet se rezultati më i rëndësishëm i vizitës ishte "vendosja e dialogut thelbësor, përfshirë edhe çështjet e vështira".

 

Po ashtu në lajmin i cili paraqitet me një fotografi ku Erdoğan dhe Mitsotakis buzëqeshin së bashku, thuhet: "Buzëqeshja reflekton atmosferën pozitive që karakterizon kontaktet turko-greke që u realizuan dje në Athinë".

 

Gazeta "Ta Nea" në artikullin e saj që e dha me faqe të plotë përfshiu fjalë në turqisht. Fjalët turke që i emërtoi si fjalë kyçe ishin "Paqe, Egje, minoritet, Lavrion, Qipro dhe Lozanë".

 

Gazeta e cila bëri një pasqyrim të gjerë të vizitës, shkroi se pala turke dhe ajo greke kanë ardhur në takim me synimin për bashkëpunim të sinqertë. Në lajm vihet në dukje një epokë e re në të cilën formula "fito-fito" do të jetë e vlefshme për të dyja palët.

 

Parimi "fito-fito", diplomacia "ngadalë-ngadalë"

 

Gazeta "EFSYN ka paraqitur fjalët "fito-fito" së bashku me fjalët "ngadalë-ngadalë" në titullin e saj në turqisht.

 

Gazeta e cila ka përdorur titullin "Parimi 'fito-fito', diplomacia 'ngadalë-ngadalë'" ka tërhequr vëmendjen se Athina dhe Ankaraja janë të kënaqura nga hapat e parë të ndërmarrë për "ujëra të qeta".

 

Në titullin e gazetës "Eleftheros Typos" është përdorur shprehja "Hapat e hedhur për një periudhë të re". Ndërsa "Deklarata e Athinës për Marrëdhëniet Miqësore dhe Fqinjësisë së Mirë" që u nënshkrua dje mes Türkiye-s dhe Greqisë u cilësua si "historike".

 

Në lajm u paraqit në plan të parë deklarata e Erdoğanit se "Nuk ka asnjë problem që nuk mund të zgjidhet" dhe deklarata e Mitsotakisit se "Kemi përgjegjësi për të sjellë vendet tona krah për krah".

 

Më tej në lajmin ku vihet theksi se kontaktet e dy liderëve ishin të suksesshme u përdor titulli "Greqi-Türkiye po ankorohen për një periudhë të re".

 

Gjithashtu në artikull thuhet se vizita konfirmoi klimën pozitive mes dy vendeve, pavarësisht mosmarrëveshjeve të mëdha në mendime.

Burimi: AA

 

XS
SM
MD
LG