“Jo në emrin tim” – mediat e huaja raportojnë protestën në Tiranë kundër takimit të Ramës me Netanyahun
Monday, 02 February 2026 10:00
Media ndërkombëtare TRT Balkan ka pasqyruar zhvillimin e protestës së datës 30 janar në Tiranë kundër vizitës së kryeministrit Edi Rama në Izrael dhe takimit të tij me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, i cili është në kërkim Gjykata Penale Ndërkombëtare për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, për gjenocidin e shkaktuar në Gaza.

Sipas TRT Balkan, protesta u zhvillua me mbështetjen e disa organizatave të shoqërisë civile dhe u mbajt para godinës së Kuvendit të Shqipërisë nën sloganin “Jo në emrin tim”. Protestuesit mbanin në duar pankarta që dënonin dhunën në Gaza dhe mbeshtesin popullin palestinez, duke e cilësuar vizitën dhe takimin si servilizëm politik, të papranueshëm politikisht dhe moralisht.