Lidhje


"Irani kërkoi ndihmë nga SHBA-ja pas aksidentit të helikopterit"

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller tha se Irani kërkoi ndihmë nga SHBA-ja pas aksidentit të helikopterit i cili transportonte presidentin e Iranit, Ebrahim Raisi dhe delegacionin që e shoqëronte, transmeton Anadolu.

 

Në një deklaratë për gazetarët, Miller theksoi se pas aksidentit të helikopterit në të cilin ndodhej Raisi dhe delegacioni, përfshirë edhe ministrin e Jashtëm, Hossein Amir-Abdollahian, administrata e Teheranit kërkoi ndihmë nga SHBA-ja, por që nuk mund të japë detaje rreth brendësisë së ndihmës.

Read more ...


Ministri izraelit i Mbrojtjes thotë se vendi është i përkushtuar në zgjerimin e ofensivës në Rafah

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, i tha këshilltarit të sigurisë kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan, se Izraeli planifikon të zgjerojë ofensivën e tij tokësore në Rafah në pjesën jugore të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.

 

"Zgjerimi i operacionit atje është një komponent i përpjekjeve të Izraelit për të çmontuar Hamasin dhe për të rikthyer pengjet", tha Gallant gjatë një takimi me Sullivan në Tel Aviv, siç citohet nga gazeta "The Times of Israel".

Read more ...


Rritja e ekstremizmit dhe mosbesimit ndaj autoriteteve shton dhunën politike në BE

Dhuna politike është në rritje në Evropë. Sulmi i së mërkurës ndaj kryeministrit sllovak shënoi një pikë kthese që nuk shihej prej vitesh.

 

Prej shumë kohësh, vendet anëtare kanë parë rritjen e akteve të dhunës dhe të shkallës së agresivitetit të tyre. Klima e përgjithshme politike, me rritjen e ekstremistëve nga të dyja krahët, të djathtë e të majtë, si dhe afrimi i zgjedhjeve evropiane shpjegojnë pjesërisht këto episode, por rrënjët e së keqes janë më të thella.

Read more ...


Biden: I mbështes protestat paqësore kundër luftës në Gazë, zëri juaj do dëgjohet

Presidenti Joe Biden tha në një fjalim në ceremoninë e diplomimit në Kolegjin Morehouse se i dëgjonte zërat e atyre që protestonin kundër luftës Izrael-Hamas dhe se pamjet nga konlikti në Gazë janë dëshpëruese.

 
 
“Mbështes protestat paqësore”, u tha ai studentëve. Disa prej të diplomuarve kishin vënë shallin bardh e zi në shenjë solidariteti me çështjen palestineze. Zëri juaj duhet dëgjur dhe u jap fjalën se do e bëj”, tha Biden.

Read more ...


Taravari zbulon postet që do kenë shqiptarët në qeverinë e re të RMV

Në Qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut, shqiptarët do të udhëheqin me 6 ministri dhe me kryetarin e Kuvendit, bëri të ditur për Radio Televizionin e Kosovës, Arben Taravari nga koalicioni VLEN.

 

“Besoj që njërën prej tre funksioneve kryesore të shtetit, respektivisht kryetari i parlamentit do të vazhdoj të jetë shqiptar dhe numër i konsiderueshëm i ministrave, posaçërisht aty ku kemi ekspert ne si parti të VLEN-it do t’i vendosim. Besoj se përfaqësimi aty do jetë i dinjitoz, me njerëz profesionist”, tha ai.

Read more ...

XS
SM
MD
LG