“Mizori monstruoze”, eksperti i OKB dënon sulmin e Izraeli në zonën e sigurt, Rafah
Balakrishnan Rajagopal, raportuesi special i OKB-së për të drejtën e strehimit, ka bërë thirrje për veprim kundër Izraelit në vazhdën e sulmit të tij të fundit ndaj palestinezëve të zhvendosur në Rafah.
"GJND-ja mund të shkojë në ferr", thotë senatori amerikan pas vendimit për Izraelin
Senatori amerikan Lindsey Graham tha të premten se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) “mund të shkojë në ferr” pasi gjykata e lartë e OKB-së urdhëroi Izraelin që “menjëherë” të ndalojë ofensivën e tij ushtarake në qytetin jugor të Gazës, Rafah, transmeton Anadolu.
“Për sa më përket mua, GJND-ja mund të shkojë në ferr. Ka kaluar shumë kohë për t’iu kundërvënë këtyre të ashtuquajturave organizata ndërkombëtare të drejtësisë të lidhura me OKB-në. Paragjykimi i tyre antiizraelit është dërrmues”, tha në X Graham, senator republikan.
Zbulimi i Reuters: Putin gati për armëpushim, por duke mbajtur territoret e pushtuara në Ukrainë
Presidenti rus Vladimir Putin është gati të ndalojë luftën në Ukrainë me anë të negocimit të një armëpushimi që njeh linjat aktuale të fushëbetejës. Lajmin e dha agjencia Reuters që thotë se e ka konfirmuar nga katër burime ruse të cilat shtuan se Putin është i përgatitur të vazhdojë të luftojë nëse Kievi dhe Perëndimi nuk përgjigjen. Tre nga burimet, që janë në dijeni të diskutimeve në rrethin e njerëzve të Putinit, thanë se lideri rus kishte shprehur zhgënjim ndaj një grupi të vogël këshilltarësh për atë që ai i sheh si përpjekje të mbështetur nga perëndimi për të penguar negociatat dhe vendimin e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy për të mos nisur bisedimet.
Shqipëri: Rreth 60 për qind e patundshmërive janë blerë me kredi
Rreth 60 për qind e totalit të pronave për banim dhe e atyre për përdorim tregtar të shitura prej agjentëve në 6-mujorin e dytë të vitit 2023 në Shqipëri janë blerë me hua bankare. Nga këto, në 60 për qind të rasteve, kredia ka mbuluar deri në 60 për qind të vlerës.
Banka e Shqipërisë publikoi dje Vrojtimin mbi Stabilitetin Financiar për Pasuritë e Paluajtshme, sipas të cilit, numri total i pronave të shitura ishte 1.169 dhe ky numër ishte pothuajse i njëjtë me atë të gjashtëmujorit të parë të vitit. Numri mesatar i pronave të shitura për subjekt mbeti i pandryshuar, në 7.
Mjek me motor për urgjencat, Brataj: Shkurton kohën e mbërritjes tek pacienti
4 motor urgjence janë bërë pjesë e flotës së Shërbimit të Urgjencës Kombëtare. Në një intervistë për Euronews Albania, drejtori i kësaj Urgjence, Skënder Brataj, bën me dije se këto mjete do të ndihmojnë në shkurtimin e kohës së mbërritjes tek pacienti, veçanërisht në rastet kur kodi është i kuq.