Një strukturë misterioze në formën e një vale që shtrihet përgjatë 9000 viteve dritë është vërejtur në "Rrugën e Qumështit"
Rruga e Qumështit (galaktika) nuk është statike; ajo lëviz dhe ndryshon me kalimin e kohës, duke përfshirë strukturat e brendshme. Një strukturë masive në formë të dalllgëzuar e quajtur Vala Radcliffe shtrihet për rreth 9000 vite dritë dhe përbëhet nga gazi që formon yje. Hulumtimet e fundit tregojnë se Vala Radcliffe lëkundet si një valë udhëtuese, duke u rrutulluar rreth qendrës galaktike. Anija kozmike Gaia ka ofruar hartën më të saktë të Rrugës së Qumështit, duke i ndihmuar shkencëtarët të kuptojnë lëvizjen e Valës Radcliffe.