Lidhje


"Zhytja" rreth vrimës së zezë më në fund vërteton teorinë e gravitetit të Ajnshtajnit

Studiuesit më në fund kanë konfirmuar një nga parashikimet kryesore të Albert Ajnshtajnit për gravitetin, pasi vëzhguan një "rajon të zhytur" apo të tërhequr rreth një vrime të zezë. Një ekip nga Universiteti i Oksfordit përdori të dhënat e rrezeve X për të kuptuar më mirë vrimat e zeza dhe vëzhgoi gravitetin në "formën e tij më të fortë të mundshme".

 

Teoria e Ajnshtajnit thotë se është e pamundur që grimcat të ndjekin në mënyrë të sigurt orbitat rrethore kur janë afër një vrime të zezë. Në vend të kësaj, ato zhyten me shpejtësi drejt objektit më të afërt me shpejtësinë e dritës - duke i dhënë emrin hapësirës, rajoni apo hapësira e zhytjes.
"Teoria e Ajnshtajnit parashikoi se kjo zhytje përfundimtare do të ekzistonte, por kjo është hera e parë që ne kemi qenë në gjendje të demonstrojmë se po ndodh vërtet," tha Dr Andrew Mummery nga Departamenti i Fizikës i Universitetit të Oksfordit.

Read more ...


Kafeina ka efekt stimulues, por mësoni cilat janë efektet negative

Kafeina është ndoshta përbërësi më i famshëm në botë për shkak se është kryesor në një produkt që përdoret shumë shpesh siç është kafeja. Kafeina është shumë e preferuar pasi ka efekt stimulues në tru dhe rigjeneron të gjithë organizmin.

Megjithatë njihet edhe për efektet e saj negative për shkak se mund t’ju bëjë hiperaktivë apo të rristë tensionin tek disa njerëz. Një problem tjetër që mund të hasni me kafeinën e tepruar mesa duket janë mankthet që shihni gjatë natës.

Read more ...


Suplementet e pasura me Ginkgo biloba shpienë në aftësi më të shpejta përpunimi dhe memorie më të mirë

Një suplement i lirë në çmim lidhet me aftësi më të shpejta përpunuese dhe memorie më të mirë - dhe këto efekte të dobishme janë vërejtur në vetëm gjashtë javë. Ekstrakti i Gingko biloba, që rrjedh nga pema e lashtë Ginkgo biloba ose pema e flokëve të vajzërisë, është vlerësuar prej kohësh për përfitimet e tij shëndetësore.

 

Një studim i botuar në Journal of Alternative and Complementary Medicine sugjeron se këto përfitime përfshijnë përmirësimin e kujtesës tek të rriturit e shëndetshëm. Studiuesit kërkuan të shqyrtonin efikasitetin relativisht afatshkurtër (gjashtë javë) të ekstraktit të Ginkgo biloba në funksionimin konigtiv të subjekteve të moshës 55 vjeç e lart.

Read more ...


I thoni lamtumirë karikuesve! Kina është duke punuar në një bateri të cilës i zgjat karikimi 50 vjet!

Betavolt tha se rrezatimi i baterisë bërthamore nuk përbën asnjë rrezik për trupin e njeriut, duke e bërë atë të përdorshëm në pajisjet mjekësore si dhe për stimuluesit kardiak.

 

Një start-up në Kinë ka krijuar një bateri të re që pretendon se mund të prodhojë energji elektrike për 50 vjet pa pasur nevojë për karikim ose mirëmbajtje. Sipas  "The Independent", është një bateri bërthamore e zhvilluar nga Betavolt me ​​bazë në Pekin. Por mos imagjinoni një madhësi masive pasi të keni lexuar fjalën "bërthamore". Betavolt ka arritur të shtrydhë 63 izotope në atë modul që është më i vogël se një monedhë, tha më tej media në raportin e saj. kompania tha se është bateria e parë në botë që realizon miniaturizimin e energjisë atomike.

Read more ...


Inteligjenca artificiale zbulon orët e fundit dhe vendin e varrimit të Platonit

Vendi i saktë i varrimit të Platonit ndodhet në Akademinë në Athinë në kopshtin e rezervuar për të, një zonë private e destinuar për shkollën platonike, pranë të ashtuquajturit Museion, një vend i shenjtë për Muzat.

 

Kjo u zbulua nga papirologu Graziano Ranocchia i Universitetit të Pizës, i cili përdori inteligjencën artificiale, duke paraqitur rezultatet e projektit kërkimor "GreekSchools", të kryer me Këshillin Kombëtar të Kërkimeve në Bibliotekën Kombëtare të Napolit.

Read more ...

XS
SM
MD
LG