Opsionet e presidentit Trump me Turqinë

Nga Azem Kovaçi
Është fakt i pamohueshem që rritja ekonomike, ushtarake dhe prestigji politik i Turqisë në arenën ndërkombëtare në këto 20 vjet të mos ketë shkaktuar kokëçarje nëper koridoret e diplomacisë perendimore veçanërisht. Ekonomikisht Turqia ka patur një rritje të shëndetshme të brendshme ku në dy dekadat e fundit është rritur mbi 900 miliard USD.Tani rradhitet në top 15 ekonomite më të medha në botë dhe gjasat janë që deri në 2030 të jetë në dhjetëshen (top 10 ekonomi). Ka shlyer borxhet e Bankës Botërore dhe të Fondit Monetar Ndërkombetar. Ka patur një zhvillim infrastrukturor marremendës dhe vazhdon më tej me plane ambicioze.
Panvarsisht se Turqia strehoi mbi 4 milion refugjatë Sirian dhe shpenzoi mbi 4 miliard USD në vit për akomodimin e tyre (ato tashmë po kthehen në vendin e tyre), Turqia po ashtu vazhdon me projekte humanitare edhe në ëe gjetkë.
Shtrohet pyetja - SI DO TE SILLET TRUMP DHE ADMINISTRATA E TIJ?
Duke lenë menjanë retorikat boshe gjate fushates elektorale (në lidhje me Turqinë), mund të themi se opsionet e diplomacisë Amerikane janë të kufizuara.
Opsioni i pare
A mund te aplikojë sanksione ekonomike ndaj Turqise?
Trumpi ne ditet e tij të fundit në zyrë (ne mandatin e parë) pat aplikuar disa sanksione ekonomike por pa ndikim masiv ndaj ekonomisë Turke. Këto sanksione ishin ne lidhje me blerjen e S-400 nga Turqia prej Rusise .
Nese Trump zgjedh te aplikojë sanksione edhe me të forta kunder Turqisë (diçka që do të lumturonte shumë pellazgë dhe greke),Amerika atëhere rrezikon të humbasë Turqinë pergjithmonë duke patur parasysh konkurencen Kineze dhe Trajektoren e Rruges së Mendafshtë, ku Kina ka investuar me miliarda dhe aktualisht jane konkurenti më i forte i Amerikaneve (ekonomikisht dhe ushtarakisht).
Konkludimi : Embargo dhe sanksione amerikane kundër Turqisë nuk funksionojnë sepse Amerika do të humbiste më shumë nga se do të fitonte.
Opsioni dytë
Ushtarakisht: A mund Amerika të sulmojë Turqinë ushtarakisht?
Duke patur parasysh qe Turqia rradhitet e dyta në NATO si me e fuqishmja dhe me nje rritje marramendëse të teknologjisë ushtarake, e bën këtë opsion puthuajse krejt te pamundur. Do te ishte nje opsion kamikaz qe do te shkatërronte edhe vetë Amerikën ushtarakisht dhe ekonomikisht. Pra ky opsion hiqet nga tavolina sepse Trumpi don që ta forcojë NATO-n dhe jo ta dobesojë edhe me tej. Sepse Rusia atë do të donte një dobësim edhe te mëtejshem të Natos.
Opsioni i trete
Diplomacia: A mundet që Trumpi dhe Erdogan të gjejnë gjuhen e përbashkët?
Diplomacia dhe ulja ne tavolinë është i vetmi opsion që kanë Amerikanet. Edhe ketu ata janë të detyruar të bëjnë shumë lëshime nëse duan që të mbajne Turqinë në kampin perëndimor. E dinë shumë mirë se Turqia e sotme nuk eshte ajo e viteve 90' (ku karrota dhe kërrbaçi aplikoheshin). Është një Turqi shumë herë më e fortë ushtarakisht dhe ekonomikisht dhe ka nje pozitë gjeografike dhe strategjike tepër të lakmueshme (lidh 3 kontinentet).
Pra ndër lëshimet e Trumpit jane, Turqia të kete rol kyç ne rajonin e Mesdheut dhe Lindjes së mesme. Në Ballkan dhe Afrike te Veriut. Do të jetë ndërmjetës në doplomaci (Iran-USA-EU , ku TURQIA do te vazhdojë të luaj rolin e saj në çështjen Palestineze).
Ne lidhje me shqiptarët- çfarë nenkupton kjo?
Kushdo që do të fitoje zgjedhjet në Shqiperi dhe Kosove vitin që vjen duhet të jenë qartë në ri-balancimin e diplomacisë ku një afrimitet edhe me të mëtejshem me Turqinë duhet të bëhet realitet.
Mjaft me tezat idioteske të mitit neo-otomanizëm.
Pra, politika shqiptare duhët të ketë një diplomaci të balancuar. Të njohim aleatet tanëe kyç, të sinqerte dhe strategjik. Të kete një lidhje (pa friken dhe presionin perendimor) shumë herë më te ngushtë me Turqinë. Sepse perveç faktit që ndajmë shumë gjera të përbashketa me Turqine, por edhe vet potenciali ushtarak dhe ekonomik i Turqisë do te ishte nje opsion plus për Shqiptarët. Turqia po rikthehet fuqimisht i mbetet elitës shqiptare te luajne kartat e sakta të diplomacisë.
Dhjetor 2024