Raporti i ri tronditës i OKB:Gjashtëdhjetë vende bashkëpunëtore në gjenocidin e Gazës
Nga Giuseppe Gagliano “Inside Over”
Raporti i ri nga raportuesja speciale e OKB-së, Francesca Albanese, po i trondit themelet e diplomacisë ndërkombëtare. Ai denoncon jo vetëm masakrën në Gazasi një veprim të njëanshëm nga ana e Izraelit, por e përshkruan natyrën e saj si një “krim kolektiv” i bërë i mundur nga rrjeti global i bashkëfajësisë së mbi 60 vendeve.Teza është shumë e qartë: pa mbështetjen ushtarake, diplomatike, ekonomike dhe ideologjike të shteteve të treta, operacioni i ushtrisë izraelite nuk do të kishte qenë në gjendje të vazhdonte për kaq shumë kohë.
Diplomacia dhe media: Mburoja e padukshme
Shtylla e parë e bashkëfajësisë është diplomatike. Shtetet e Bashkuara e kanë përdorur veton 7 herë në Këshillin e Sigurimit të OKBsë, për të bllokuar rezolutat në favor të armëpushimit, duke i garantuar Izraelit një mbrojtje në skenën ndërkombëtare.
Një konstelacion fuqish perëndimore - Britania e Madhe, Australia, Zelanda e Re, Kanadaja, Gjermania dhe Holanda - janë mbledhur rreth Uashingtonit. Përmes abstenimeve, drafteve të zbutura dhe mungesës së dukshme të vullneti politik, ato kanë krijuar iluzionin e veprimit diplomatik, ndërsa në realitet kanë ngadalësuar çdo lloj presion efektiv ndaj Izraelit për ta ndalur gjakderdhjen.
Ky mbulim, u përforcua edhe nga diskursi mediatik perëndimor, i cili sipas Albaneses përvetësoi dhe përforcoi narrativat izraelite, duke zhdukur çdo lloj dallimi midis luftëtarëve të Hamasit dhe popullsisë civile palestineze, si dhe duke legjitimuar përdorimin e forcës në emër të “mbrojtjes së qytetërimit”.
Armët dhe teknologjia: Shtylla kurrizore e ofensivës
Por jo më pak serioze është bashkëfajësia ushtarake. Shtetet e Bashkuara mbeten ofruesja më e madhe e ndihmës për Izraelin, me 3.3 miliardë dollarë në vit financime ushtarake në përgjithësi, dhe 500 milionë dollarë shtesë për mbrojtjen raketore.
Gjermania dhe Italia janë ndër partnerët më të mëdhenj, ndërsa Mbretëria e Bashkuar ka luajtur një rol kyç nëpërmjet qindra fluturimeve për mbikëqyrjeje dhe mbledhje të dhënash të inteligjencës për llogari të Tel Avivit.
Nga ana tjetër, 26 shtete, përfshirë Indinë, Austrinë, Spanjën, Francën dhe Kinën, kanë dërguar dërgesa me armë dhe municione. Nëntëmbëdhjetë vende, kanë ndihmuar në programin e avionëve luftarakë F-35, që ka qenë thelbësor për bombardimet e aviacionit izraelit bi Gaza.
Dhe ndërsa disa shtete - si Spanja dhe Sllovenia - i kanë ndaluar furnizimet për Izraelin, shumë të tjera kanë hapur portet dhe aeroportet e tyre si vende tranzit, duke e furnizuar me energji makinerinë ushtarake të Izraelit.
Tregtia si legjitimitet politik
Dimensioni i tretë, është ai ekonomik. Bashkimi Evropian, partneri kryesor tregtar i Izraelit, mbajti nivele të larta tregtie edhe gjatë kulmit të luftës. Madje disa vende evropiane - Gjermania, Greqia, Italia dhe Franca - i thelluan marrëdhëniet ekonomike. E njëjta gjë ndodhi edhe me shtetet arabe si Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti, Jordania dhe Maroku, duke konfirmuar se normalizimi ekonomik është shndërruar në një mjet të fuqishëm për legjitimitet politik. Vetëm Turqia e pezulloi përkohësisht tregtinë, por kanale indirekte mbetën ende aktive.
Ndihma humanitare si armë
Sulmi ndaj UNRëA-së është një tjetër pjesë e strategjisë. Kur Izraeli akuzoi agjencinë e OKB-së pa asnjë provë, 18 vende i pezulluan menjëherë fondet për të, duke e dobësuar kështu mbështetjen e vetme sistematike për popullsinë palestineze.
Më pas, Uashingtoni miratoi një ligj që ndalonte fondet dhe vetëm disa shtete reaguan duke kërkuar një mendim nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Sipas Francesca Albaneses, kjo tregon se si ndihma u transformua nga një mjet mbrojtjeje në një levë politike, duke i shërbyer zgjatjes së konfliktit.
Hija e gjatë e fuqive perëndimore
Në fund, raporti e vë theksin tek pandëshkueshmëria që u jepet qytetarëve perëndimorë që luftuan në forcat izraelite dhe pengimin ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale. SHBA-ja ka vendosur sanksione ndaj Gjykatës, Mbretëria e Bashkuar ka kërcënuar me shkurtime fondesh, dhe shumë shtete evropiane kanë injoruar urdhër-arrestet kundër udhëheqësve izraelitë. Kjo heshtje ligjore, e plotëson mozaikun e bashkëfajësisë.
Dimensioni gjeopolitik i luftës
Kriza e Gazës, nuk është vetëm një tragjedi humanitare. Është një çështje strukturore e pushtetit. Nëpërmjet inercisë ose bashkëfajësisë së tyre aktive, vendet perëndimorepo riafirmojnë centralitetin e logjikës koloniale dhe selektive të sigurisë, ndërsa Izraeli e konsolidon pozicionin e tij strategjik në Mesdheun Lindor dhe në Lindjen e Mesme të madhe.
Shtetet arabe të përçara dhe pragmatike, nuk kanë arritur të miratojnë një linjë të përbashkët efektive, duke preferuar të ruajnë ekuilibrat e brendshëm dhe të jashtëm, në vend se të ushtrojnë presion të vërtetë.
Përkufizimi i gjenocidit si një “krim kolektiv”, është njëkohësisht një denoncimdhe një paralajmërim. Nëse ndahet përgjegjësia, atëherë ekziston edhe mundësia e ndryshimit të kursit. Komuniteti ndërkombëtar - veçanërisht ai perëndimor - përballet me një zgjedhje: të mbetet bashkëfajtor në një rend të padrejtë, ose të nisë ndryshimin e qasjes.
Albanese nuk i flet vetëm Izraelit, por të gjithë sistemit ndërkombëtar, i cili me inercinë e tij të përllogaritur solli shkatërrimin e Gazës.