Lidhje


Hapen portat e HEC-i dhe rritet niveli i Drinit, rrëmbehen 5 familjarë. Një e mitur dyshohet e mbytur

Pesë pjesëtarë të një familjeje janë marrë nga rrjedha e fuqishme e lumit Drin në Gjoricë të Bulqizës, pasi niveli i ujit u rrit papritur pas hapjes së portave të një hidrocentrali në Dibër të Madhe, ku po freskoheshin pasditen e djeshme.

 

Pas njoftimit të dhënë nga familjarët rreth orës 21:00, shërbimet e Policisë ndërhynë menjëherë në vendngjarje dhe, pas një operacioni kërkim-shpëtimi që zgjati rreth 4 orë, mundën të shpëtonin katër prej tyre. Ndërkohë, vijojnë intensivisht kërkimet për gjetjen e fëmijës rreth 7 vjeç, e cila dyshohet se është mbytur pasi u mor nga rryma e fuqishme e lumit.


Austria i bllokon llogaritë bankare Veliajt, SPAK-u ynë e fal

Drejtësia austriake ka vendosur bllokimin e llogarive bankare të Arbër Veliajt, njeriut të “punëve të pista” të Erionit, ndërsa në Shqipëri, pavarësisht përfshirjes së emrit të tij në hetimet e SPAK, nuk është bërë e ditur ndonjë masë personale ndaj tij.

 
 

Arbër Veliaj zotëron 100% të kompanisë “Gogel GmbH”, e cila zotëron në masën 100% edhe “Reg Investitions GmbH”, ndërsa të dyja kompanitë kanë të njëjtën adresë në Vjenë. Sipas të dhënave të publikuara, aktiviteti i këtyre kompanive ka qarkulluar miliona euro.

 

 

Dhe pikërisht këtu qëndron pyetja që kërkon përgjigje, nëse drejtësia austriake ka ndërhyrë mbi llogaritë e Arbër Veliajt, pse në Shqipëri nuk është marrë deri tani një masë e drejtpërdrejtë ndaj tij? SPAK e ka marrë Veliajn në pyetje dhe emri i tij është përmendur në kuadër të hetimit financiar, ndërsa aktiviteti i kompanisë së tij është kontrolluar nga BKH. Përballë këtij kontrasti, heshtja e SPAK krijon pikëpyetje publike: a po hetohet Arbër Veliaj si person përgjegjës, apo vetëm bizneset dhe transaksionet e lidhura me të? Dhe nëse ka dyshime të mjaftueshme për ndërhyrje nga autoritetet austriake, çfarë e pengon drejtësinë shqiptare të marrë masa?


Harta e re, beteja që nis para zgjedhjeve/ Ekspertët: Kufijtë e bashkive mund të ndikojnë garën e 2027

Mazhoranca synon të miratojë hartën e re territoriale në sesionin e vjeshtës, por ekspertët e zgjedhjeve paralajmërojnë se kjo do të krijojë presion mbi afatet dhe standardet e zgjedhjeve të pritshme lokale.

Projektligji i propozuar nga Partia Socialiste në pushtet për ndryshimin e hartës administrativo-territoriale, që synon të zvogëlojë numrin e njësive të qeverisjes vendore nga 61 në 46 bashki, është në fazën e konsultimeve, pavarësisht protestave në bashkitë që pritet të shkrihen.

 

Read more ...


Harroi tapën në vesh, burri mendoi se kishte humbur dëgjimin për 5 vite

Një burrë nga Weymouth, në Dorset të Anglisë, mendonte se po humbiste dëgjimin, por zbuloi se shkak për problemet e tij ishte një pjesë e vogël e një tape veshi  që kishte mbetur e bllokuar në vesh për plot pesë vjet.

Wallace Lee, veteran i Marinës Mbretërore, ia kishte atribuar përkeqësimin e dëgjimit viteve të punës në industrinë e aviacionit, ku ishte ekspozuar ndaj zhurmave të forta, si dhe dëmtimeve të vjetra nga rugby. Me kalimin e kohës, edhe bashkëshortja e tij kishte vënë re se dëgjimi i tij ishte dobësuar.

 

 

Pasi bleu një pajisje të vogël për ekzaminimin e veshit në shtëpi, Lee vuri re një objekt të bardhë brenda kanalit të veshit. Ai beson se pjesa kishte mbetur aty që nga një udhëtim me avion në Australi, rreth pesë vite më parë, kur kishte përdorur tapa veshi me pjesë të ndryshme për të reduktuar zhurmën gjatë fluturimit.

Mjeku ORL që e trajtoi u përpoq fillimisht ta hiqte objektin me thithje, por ai ishte ngjitur fort për shkak të grumbullimit të dyllit të fortësuar. Në fund, mjeku përdori instrumente të posaçme dhe arriti ta nxirrte. Lee përshkroi momentin si një “lehtësim të menjëhershëm”, pasi sapo u hoq bllokimi, ai mundi të dëgjonte përsëri qartë gjithçka rreth tij.

 

 

“Papritur mund të dëgjoja gjithçka në dhomë. Ishte sikur mjegulla që kisha në kokë për gjithë ato vite u zhduk,” tregoi ai, duke shtuar se përjetoi ndjesinë sikur po dëgjonte sërish normalisht për herë të parë.

Kirurgu ORL Neil De Zoysa tha për BBC se kontrolli i veshëve me pajisje në shtëpi zakonisht nuk pritet të shkaktojë dëme serioze, por paralajmëroi njerëzit të mos përpiqen të heqin vetë objekte të huaja nga kanali i veshit. Një veprim i tillë mund të shkaktojë infeksion ose dëmtime dhe ta komplikojë më tej situatën.

XS
SM
MD
LG