Lidhje


Nga nesër më pak autobusë! Operatorët e transportit publik paralajmërojnë reduktim të flotës

Operatorët e transportit publik kanë paralajmëruar reduktim të flotës së autobusëve me 20-30%, duke filluar nga 1 Shtatori.

Në një letër drejtuar Bashkisë Tiranë, Kryeministrit dhe ministrive përkatëse, operatorët shprehen se paralajmërimi vjen si pasojë e kostove të karburantit dhe mosrealizimit të kompensimeve të kërkuara.

 

 

Shoqata vë në dukje mungesën e mbështetjes financiare të premtuar nga ana e qeverisë, çka i detyron sipas tyre, të vendosin vijimin e punës me kapacitet të reduktuar.

Reduktimi i flotës nënkupton më pak autobusë, rritje të intervaleve mes linjave dhe më shumë vështirësi për qytetarët.

Operatorët i kërkojnë institucioneve ndërhyrje urgjente për realizimin e kompensimeve dhe vijimin e mbështetjes për kostot e karburantit.


Përtej anijes “Vlora”/ Tre eksodet që ndryshuan Shqipërinë

Tre javë më parë, Bashkia e Barit organizoi një ceremoni për 35-vjetorin e mbërritjes së anijes “Vlora”, e cila më 8 gusht 1991 zbarkoi në qytetin italian rreth 20 mijë shqiptarë të nisur nga Durrësi.

Mediat italiane që përcollën ceremoninë cituan kryebashkiakun Vito Leccese, i cili kujtoi pritjen që qytetarët e Barit u rezervuan shqiptarëve, duke e cilësuar atë si një dëshmi të “solidaritetit dhe humanizmit të komunitetit”.

Read more ...


Zelensky urdhëron ushtrinë të rrisë sulmet me 1,000 dronë në ditë kundër Rusisë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky  tha se kishte urdhëruar forcat e armatosura të vendit të rrisnin sulmet me dronë me rreze të gjatë veprimi kundër Rusisë në 1,000 në ditë, nga rreth 300 që janë aktualisht.

“Duhet të ketë më shumë: ekziston një qëllim specifik dhe ne do ta përmbushim këtë detyrë”, tha ai në një fjalim pasdite.

 

 

Prodhimi i benzinës në Rusi ra në rreth 70% të niveleve të kërkesës së brendshme në fund të gushtit, pasi një seri sulmesh me dronë ukrainasë detyruan rafineritë kryesore të pezullojnë operacionet, thanë dy burime të industrisë.

Ukraina ka shtuar sulmet ndaj infrastrukturës energjetike ruse në një përpjekje për të ulur të ardhurat e Moskës nga eksporti i naftës. Mungesa e karburantit goditi përsëri rajonet ruse në gusht pas një pushimi të shkurtër në fund të korrikut, kur disa autoritete lokale filluan të lehtësojnë ose heqin kufizimet në shitjen e karburantit.

 

 

Prodhimi i benzinës në fund të gushtit ra në të njëjtin nivel që ishte në fillim të korrikut, thanë burimet.

Javën e kaluar, pas sulmeve nga dronë ukrainasë, disa rafineri të mëdha, të cilat janë të gjitha njësi të rëndësishme të prodhimit të benzinës, duke përfshirë ato në qytetin e Permit, Nizhny Novgorod dhe Yaroslavl, pushuan së funksionuari.

 


U arrestua bashkë me Agasin, Uljan Shpataraku me 3 pistoleta, 2 shotgun dhe 2 pushkë në banesë

Detaje të reja dalin në dritë për Uljan Shpatarakun, ish-efektivin e Policisë së Shtetit, i cili u arrestua në flagrancë teksa shoqëronte me automjet Ergys Agasin, personin e shpallur në kërkim prej muajsh nga SPAK.

Pas arrestimit, autoritetet i kanë hequr Shpatarakut lejen e armës, ndërsa gjatë kontrolleve në banesën e tij është sekuestruar një arsenal prej shtatë armësh, të cilat i mbante me leje. Bëhet fjalë për 3 pistoleta, 2 shotgun dhe 2 pushkë.

Sipas të dhënave, procedurat për heqjen e lejes së armës kishin nisur që përpara arrestimit, pasi Shpataraku ishte përjashtuar nga radhët e Policisë së Shtetit disa javë më herët. Gjatë verifikimeve të kryera në kuadër të këtyre procedurave, autoritetet kanë evidentuar edhe armët që ish-efektivi mbante në banesë.

 
 

Shpataraku është përmendur më herët si një person i afërt me ish-drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda. Emri i tij u rikthye në vëmendje më 26 gusht, kur u arrestua ndërsa drejtonte një automjet tip “Audi”, në të cilin ndodhej Ergys Agasi.

Agasi ishte në kërkim prej më shumë se tetë muajsh nga SPAK, në kuadër të hetimeve për dosjen që lidhet me tenderët e AKSHI-t. Arrestimi i tij në zonën e Plepave i dha fund arratisë disa mujore.

 

 

Por hetimet ndaj Shpatarakut nuk lidhen vetëm me armët. Për ish-efektivin raportohet se autoritetet kanë edhe indicie për ekzistencën e një precedenti penal jashtë Shqipërisë, të cilin ai dyshohet se nuk e ka deklaruar.

Kështu, për ish-punonjësin e Policisë së Shtetit po verifikohen disa elementë, nga arsenali i armëve të sekuestruara në banesë, te rrethanat e shoqërimit të Ergys Agasit dhe të dhënat që lidhen me një precedent të mundshëm të padeklaruar jashtë vendit.

XS
SM
MD
LG