KLSH gjen shkelje në KESH: 5.8 milionë euro shpenzime pa eficiencë
Një auditim i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) në Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) ka dalë në përfundimin se janë mbi 609 milionë lekë apo 5.8 milionë euro shpenzime të cilësuara pa ekonomicitet, efektivitet apo eficiencë.Peshën kryesore në këtë grup e zë shkëmbimi i energjisë, ku sipas audituesve është konstatuar se mosmarrja e një sasie energjie të depozituar në kohën kur çmimet arritën pikun në vitin 2022 gjatë krizës së energjisë ka sjellë një efekt negativ prej 2.77 milionë eurosh.