Lidhje


Juristi Romeo Karaj: Provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për çiftin Meta-Kryemadhi, pritet komunikimi i akuzës! Po përgatitet dhe arrestimi i Argita Malltezit

Juristi Romeo Karaj ka komentuar situatën politike në vend, ndërsa ka paralajmëruar telashe nga drejtësia për të korruptuarit, veçanërisht familjet “Meta” dhe “Berisha”, anëtarë të së cilave akuzohen dhe dyshohet se janë përfshirë në shumë afera kriminale dhe korruptive.

 

Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, juristi Kara ka folur për provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për çiftin Meta-Kryemadhi, teksa theksoi se Prokuroria e Posaçme (SPAK) është drejt përfundimit të hetimeve për dosjen e pastrimit të parave dhe sipas tij, pritet komunikimi i akuzës për ta.

Read more ...


Miçotaqis kandidon për eurodeputetë dy himariotët Fredi Beleri dhe Pirro Dhima

Kryetari i Partisë Demokracia e Re, njëkohësisht kryeministri i Greqisë, Qirjako Miçotaqis ka vendosur të kandidojë dy shqiptarë nga Himara për eurodeputet në Parlamentin Europian.

 

Bëhet fjalë për Pirro Dhimën, shtangistin e famshëm nga Himara që braktisi vendin e tij për t’u deklaruar si grek, ku aktualisht jeton dhe mban poste të larta politike.

Read more ...


Meta: Monika Kryemadhi ka kryer tradhëti të lartë

Ilir Meta thotë se Partia e Lirisë ishte një organizim i çorganizuar. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se tradhtia në forcën politike që ai drejton ka qenë në nivele të larta.

 

Ish-presidenti Ilir Meta ka hedhur akuza të forta ndaj Prkuorisë së Posaçme, ndërsa tha se kreu i saj Altin Dumani mbështetet nga amerikanët për sulm ndaj tij.

Read more ...


Vjedhja e sistemit TIMS/ “Policët që e denoncuan, u shkarkuan nga detyra”

Ndërhyrja në sistemin TIMS është bërë nga persona që nuk kanë fare lidhje me Policinë e Shtetit, sipas profesorit të kriminalistikës, Ervin Karamuço,Teksa foli në ‘Top Talk’ për arrestimin e drejtorit të IT-së Ervin Muço, Karamuço u shpreh se në TIMS kanë ndërhyrë persona që janë futur në institucionin e Policisë së Shtetit pa asnjë autorizim.

 

‘Kur u përhap lajmi në gusht, na shkruajtën, na thanë fshijeni se nuk është e vërtetë. Në ato të dhëna janë edhe shtetas amerikanë. Nuk janë marrë pa dashje. Ka ardhur përgjigja nga laboratori. Doli që një person kalimtar që njeh një drejtor aty, kalon natën me drejtorin në zyrë dhe thotë a futemi brenda. Dhe futen. Madje jo një, po dy e tre, që s’kanë lidhje fare me policinë. Hyjnë në servera me usb me vete dhe futen në sistemin TIMS, por nuk dihet çfarë kanë bërë.

Read more ...

XS
SM
MD
LG