Lidhje


Nëna e Monika Kryemadhit në SPAK, pyetet për pasurinë: Kam ndihmuar vajzën time, pse për kë i kam lekët?! I sekuestrohet celulari

Fatime Kryemadhi, nëna e deputetes së Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, është marrë në pyetje nga Prokuroria e Posaçme. E pyetur nga gazetarët në lidhje me atë se çfarë ka deklaruar, Fatime Kryemadhi tha se është pyetur për një shtëpi.Kryemadhi është marrë në pyetje si person që ka dijeni, dhe gjatë përgjigjeve për gazetarët la të kuptohej se i është sekuestruar edhe telefoni celular."Unë jam mamaja e Monikës, sqarova për pronën. Jam krenare për vajzën që kam. Se mohoj edhe sikur për lehtësi, e di pse është kjo punë, që kur filluan të merren me djegësat ajo këta filluan duke bërë... 

Read more ...


Freedom House “masakron” Shqipërinë: Nga “Qyno” tek “Xama” përkeqësim i gjendjes së medieve. Partitë s’janë në gjendje të përballen me korrupsionin në radhët e tyre

Në kapitullin për Shqipërinë, Freedom House po ashtu vë në dukje përkeqësimin e gjendjes së mediave dhe zvogëlimin e hapësirës të shoqërisë civile. Sipas organizatës, korrupsioni vazhdon të mbetet dukuri shqetësuese në Shqipëri. Vlerësimi i përgjithshëm i organizatës për Shqipërinë mbetet i pandryshuar nga viti i kaluar, duke e cilësuar si një vend me sistem hibrid të qeverisjes.Freedom House’ vlerëson përpjekjet e SPAK-ut për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe veçon rezultatet e hetimeve ndaj figurave politike.

Read more ...


Mbyti Tiranën me leje ndërtimi, Veliaj jep mend për fshatin/ Mos vallë dëshiron të ndërtojë ndonjë firmë tjetër banditeske për fshatin si ajo "5D" e drejtorëve të tij?

Pasi mbyti Tiranën me leje ndërtimi për oligarkët dhe ata që pastrojnë para të krimit e korrupsionit, Erion Veliaj shfaqet së fundi i shqetësuar edhe për të zhvilluar zonat rurale prandaj ka folur së fundi për lehtësim të marrjes së lejeve të ndërtimit.

 

Në mbledhjen e fundit të Këshillit Konsultativ mes Qeverisjes Qendrore dhe Vetëqeverisjes Vendore, Erion Veliaj, në cilësinë e kryetarit të Shoqatës për Autonomi Vendore, propozoi lehtësim të procedurave të nxjerrjes së lejeve të ndërtimit për disa kategori, duke u ardhur në ndihmë jo vetëm qytetarëve nëpër fshatra, por edhe ekonomive lokale dhe turizmit, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga zyra e propagandës në Bashkinë Tiranë.

Read more ...


Varfëria tek të moshuarit, gjysma e pensionistëve marrin pagesa të pjesshme

Në vitin 2023, gjysma e pensionistëve morën pagesa të pjesshme, për arsye se nuk kanë arritur të përmbushin kriteret e ligjit për Sigurimet Shoqërore për përfitimin e pagesave të plota. Të dhënat zyrtare të Institutit të Sigurimeve Shoqërore tregojnë se që nga zbatimi i reformës së pensioneve, përqindja e pensionistëve me pagesë të pjesshme është rritur ndjeshëm. Më 2014 kishte 460,736 pensione pleqërie gjithsej, teksa 28% e tyre, ose 128,214 morën pagesa të pjesshme.Përqindja e pensionistëve me pagesa të pjesshme nga 28% në vitin 2014, arriti në 50% më 2024.

Read more ...


Ilir Meta: Do shtojmë popullsinë, kam plan që ta çoj 4 milionë numrin e shqiptarëve

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta me anë të një postimi në Facebook thotë se “kushtetuta dhe vullneti i sovranit të 2 Marsit do të mbretërojë përgjithmonë”.Sipas tij, projekti i Partisë të Lirisë për “mbi 4 milionë shqiptarë të vërtetë në 2044” është i pakthyeshëm dhe i sigurt.

 

Meta shkruan se Kushtetuta do të rikthehet te votimi unanim me 140 vota sipas parimeve të Komisionit të Venecias. “Ramaformën do ta hedhim në koshin e plehrave të historisë bashkë me “Dvoranët” e saj të shtrydhur dhe të keqpërdorur.

Read more ...

XS
SM
MD
LG