Lidhje


Dhunoi shefin e Financave, shkarkohet ballë-çarësja, drejtoresha e spitalit të Dibrës, Irini Shehu!

Drejtoresha e Spitalit Rajonal të Dibrës, Irini Shehu, është shkarkuar nga detyra pasi ka goditur me shishe shefin e financës së spitalit, Shaban Uklala, dy ditë më parë. Ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje mes drejtoreshës dhe shefit të financës gjatë një mbledhjeje të stafit. Pas fyerjeve personale, konflikti është zhvendosur në zyrën e shefit të financës, ku dyshohet se drejtoresha e ka goditur atë me shishe në fytyrë.
 
 
Pas këtij incidenti, drejtoresha është shkarkuar nga detyra dhe në vend të saj është komanduar Astrit Ademi si drejtor i Spitalit Rajonal të Dibrës.
Prej disa ditësh janë denoncuar sjelljet skandaloze, denigruese dhe jo normale të drejtoreshës së spitalit, e cila duke përfituar nga posti dhe njohjet me zyrtaren e lartë qeveritare, Belinda Balluku, “shtyp me këmbë” vartësit e saj dhe i lë pa rroga.

Read more ...


Tregu celular monopol/ Vodafone dhe One zhvatën qytetarët, nisin hetimet

Autoriteti i Konkurrencës njoftoi këtë të enjte se ka vënë nën hetim dy kompanitë celulare që operojnë në treg, konkretisht Vodafon Albania si dhe One Albania. Dyshimet janë së kompanitë po abuzojnë me pozitën e tyre domominuese në treg.

 

Ky hetim do të përfshijë një periudhë tre vjecare, që nis nga 1 janari i vitit 2022 deri në 31 dhjetor 2024. Vendimi parashikon të hetojë tregun e shërbimeve celulare me pakicë.

Read more ...


Gjykata lë në fuqi masën "arrest në burg” për kryebashkiakun Veliaj, Xoxa me detyrim paraqitje

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e Shqipërisë (GJKKO), pas një seance të gjatë disa orë, ka lënë në fuqi masën "arrest në burg” për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

 

Në një njoftim nga GJKKO-ja thuhet se në seancën e sotme është vendosur vazhdimi i masës së sigurimit “arrest në burg” për kryebashkiakun Veliaj.Për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxa, gjykata ka ndryshuar masën nga “arrest në shtëpi” në “ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Read more ...


Militantët e PS “bllokojnë“ Bulevardin e Ri duke parkuar makinat, asnjë polic nuk i gjobit

Ndërsa dhjetëra mbështetës të kryebashkiakut Erion Veliaj janë mbledhur sot para GJKKO-së në pritje të vendimit të gjykatës, një situatë e pazakontë është krijuar në Bulevardin e Ri. Sipas denoncimeve nga qytetarët, militantët e PS kanë parkuar makinat e tyre në të dyja anët e bulevardit, duke vështirësuar lëvizjen e lirë të mjeteve dhe këmbësorëve.

 

Ajo që ka ngjallur më shumë zemërim është fakti se, ndonëse parkimi në atë zonë është i ndaluar, asnjë prej këtyre makinave nuk është gjobitur nga Policia Rrugore. Madje, një automjet i Policisë Bashkiake është parë duke qëndruar aty, por në vend që të vepronte, duket se ishte aty për të “ruajtur” shkelësit e rregullave.

Read more ...


Gent Sula sponsor i politikanëve, strehonte Jorgo Goron e shëtiste me avion Veliajn

Duket se oligarku Gent Sula i Kodrës së Diellit dhe resorteve në Farkë ka patur të rrotulluar rreth gishtit qeveri e opozitë. Sponsorit kryesor të PS iu emërua bashkëshortja Gentiana Sula, zv.ministre e Punës me propozim të Ilir Metës në kohën kur PS dhe LSI ishin në koalicion e në krye të kësaj ministrie ishte Veliaj, menjëherë pasi ky i fundit bleu një vilë nga Sula tek Kodra e Diellit.

 

Sula dukej se është sponsori i politikës shqiptare pasi merrte me avion privat Veliajn e politikanë të ndryshëm e kjo është arsyeja pse ha nga të gjitha anët.

Read more ...

XS
SM
MD
LG