Mishi i huaj mbush tryezat/ Importet prekën rekord të ri në shtator të këtij viti…
Shtatori solli një rekord të ri në importet e Shqipërisë për kafshë të gjalla dhe mish referuar të dhënave që nga janari i vitit 2005. Blerjet e dy kategorive arritën së bashku në rreth 1.73 miliardë lekë, niveli më i lartë mujor i regjistruar në seri, ndërsa në sasi u importuan rreth 8,650 ton, gjithashtu një rekord.
Vetëm gjatë shtatorit 2026, Shqipëria importoi rreth 5,300 ton mish dhe të brendshme të ngrënshme, me një faturë prej afro 947 milionë lekësh. Krahasuar me shtatorin e një viti më parë, sasia u rrit me rreth 74%, ndërsa vlera e importeve u zgjerua me 56%. Në rastin e mishit, 5,300 tonët e importuar përbëjnë sasinë më të lartë mujore të gjithë serisë së të dhënave. Rekordi i mëparshëm ishte regjistruar që në gusht të vitit 2006, me rreth 5,230 ton.
Edhe fatura e mishit ishte shumë pranë rekordit historik. Vlera prej 946.6 milionë lekësh në shtator ishte vetëm rreth 3.2 milionë lekë më e ulët se rekordi prej 949.9 milionë lekësh i korrikut 2025.