Lidhje


Kosova mungon në strategjinë e SHBA-së – çfarë po ndryshon realisht?

Shkrimi i Veton Surroit me titull "A jemi në Strategjinë amerikane të mbrojtjes?" ndalet te një sinjal i fortë gjeopolitik: mungesa e Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor në Strategjinë Kombëtare të Mbrojtjes të SHBA-së për vitin 2026. Autori e lexon këtë jo si braktisje, por si tregues të një ndryshimi paradigme, ku rajoni nuk shihet më si vatër rreziku strategjik për Uashingtonin. Fokusi amerikan zhvendoset drejt Indo-Paqësorit, ndërsa Evropa pritet të marrë mbi vete barrën kryesore të sigurisë konvencionale, me një rol amerikan më të kufizuar por ende vendimtar. Për Kosovën, ky realitet i ri nënkupton kalimin nga ideja e mbrojtjes së garantuar amerikane drejt një rendi sigurie ku përgjegjësia ndahet mes Evropës, NATO-s dhe vetë rajonit, me objektiv të qartë: neutralizimin e ndikimit rus në Ballkanin Perëndimor.

Read more ...


Manipulimi i zgjedhjeve - Detaje rreth rinumërimit të votave dhe arrestimit të mbi 100 komisionerëve në Prizren

Rinumërimi i plotë i votave nga vendvotimet e rregullta të zgjedhjeve të 28.12.2025 po vazhdon në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, kjo si pasojë e manipulimeve me votat e kandidatëve për deputetë që u zbuluan nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

 

Prizreni është komuna në të cilën janë vërejtur ndryshimet më të mëdha pas rinumërimit, edhe pse edhe në komuna të tjera, trendi i manipulimit me vota është evident. Lidhur me këtë, Prokuroria Themelore e Prizrenit më 23.01.2026 ka zhvilluar një aksion me ç’rast mbi 100 persona janë arrestuar mbi dyshimet për manipulim të votave.

Read more ...


LVV më e votuara, dominon dhe në diasporë

Numërimi i votave nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës më 28 dhjetor 2025 ka arritur tashmë mbi 90% të votave të regjistruara. Sipas të dhënave të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), përditësuar në faqen zyrtare më 2 janar në orën 18:35, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të mbajë vendin e parë me 49.17% të votave. Madje nëse shikojmë edhe rezultatet e diasporës, LVV atje dominon pasi me 45% të votave të numëruara deri më tani, ka siguruar 85.11% të tyre.

Read more ...


Dy kongresistë amerikanë, Kurtit: Mbështetja e SHBA-së për Kosovën është e fortë

Dy kongresistë kanë thënë se mbështetja e Shteteve të Bashkuara për Kosovën mbetet e “fortë dhe dypartiake” në Kongresin amerikan, në letra të ndara dërguar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

 

Kongresisti republikan, Mike Lawler, tha në letrën e publikuar të premten nga Qeveria në detyrë: “Veprimet e fundit legjislative, duke përfshirë miratimin e Ligjit për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare për vitin fiskal 2026, nënvizojnë përkushtimin e vazhdueshëm të Amerikës ndaj së ardhmes euro-atlantike të Kosovës”.

Read more ...


Kurti: Me sistemin tonë anti-tank, Serbisë nuk i duhen tanket

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në fushatën për zgjedhjet e 28 dhjetorit tek ka folur për çështjen e sigurisë, ka thënë se është koha e sistemeve moderne të armatimit dhe jo e tankeve.

 

Në këtë rast ai ka folur për Serbinë, të cilës sipas tij, nuk do t’i duhen tanket, duke marrë parasysh sistemet anti-tank që ka Kosova. “Është koha e sistemeve moderne të armatimit, jo e tankeve. Unë e di që Serbia ka tanke, por besoni, neve nuk na duhen tanket, por me sistemin anti-tank që e kemi ne, s’i duhen as Serbisë”, ka thënë ai në tubimin në Gjilan.

Read more ...

XS
SM
MD
LG