Ministria e Mbrojtjes të Ukrainës: 1.5 milionë burra janë regjistruar për rekrutim
Rreth 1.5 milionë burra janë regjistruar për rekrutim në Ukrainë, ka thënë ministria e mbrojtjes.
U qëllua egërsisht me thikë në kokë nga agresori, humb jetën polici gjerman!
Nuk ka mundur t`i rezistojë plagëve të marra polici 29-vjeçar i plagosur me thikë në qytetin e Manhajmit të premten. Efektivi, identiteti i të cilit nuk është bërë publik u qëllua egërsisht në kokë e qafë nga një emigrant afgan 25-vjeçar. Ai ishte një ndër 6 personat e plagosur atë ditë. Edhe pse iu nënshtrua një operacioni urgjent e mjekët më pas e vendosën në koma të induktuar në përpjekje për t`i shpëtuar jetën, polici nuk e fitoi dot betejën me vdekjen. “Ky lajm më ka tronditur deri në palcë”, tha kreu i landit Baden-Vyrtemberg, ku ndodhet qyteti Manhajm. Sulmi tregon “rrezikun – shpesh të pallogaritshëm – me të cilin përballen oficerët e policisë çdo ditë”, u shpreh Ëinfried Kretschmann.
Gratë e ushtarëve rusë kërkojnë që burrat të kthehen nga fronti i luftës
Një grup grash ruse kanë organizuar një protestë të vogël, por të rrallë jashtë Ministrisë ruse të Mbrojtjes.
Sipas mediave të huaja, ato kërkojnë kthimin e disa ushtarëve të mobilizuar nga fronti në Ukrainë.
Supermodelet Bella dhe Gigi Hadid dhurojnë 1 milion dollarë për të ndihmuar Gazën
Motrat e famshme supermodele Bella dhe Gigi Hadid, me origjinë palestinezo-holandeze, kanë dhuruar një milion dollarë për organizatat humanitare që ofrojnë ndihmë për fëmijët dhe familjet e prekura nga konflikti në Gaza, njoftoi përfaqësuesi i tyre.
Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë 150 të burgosur
Pas një ndërprerjeje mujore në negociata, Rusia dhe Ukraina shkëmbyen të burgosur për herë të parë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski konfirmoi shkëmbimin e 150 personave në kanalin e tij në shërbimin Telegran. "75 njerëz të tjerë nga ne u kthyen në Ukrainë," shkroi ai. Sipas Zelenskit, përveç ushtarëve të rregullt, në Ukrainë u dorëzuan edhe ushtarë të Gardës Kombëtare, roje kufitare si dhe katër civilë.Ministria e Mbrojtjes në Moskë tha se 75 ushtarët rusë të gjetur kishin qenë në "rrezik vdekjeprurës". Në këmbim, 75 robër lufte iu dorëzuan ushtrisë ukrainase.