Mesazhi i Presidentes së KE pas rezultateve të para: Të mbrojmë Europën
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, foli pas rezultatit të zgjedhjeve për Parlamentin Europian, ku Partitë Popullore Europiane të qendrës së djathtë kanë fituar shumicën e vendeve.
Der Leyen tha se rezultatet e këtyre zgjedhjeve vijnë me një përgjegjësi të lartë për partitë në qendër, duke parë rritjen e partive të ekstremit të djathtë.