Lidhje


Media shtetërore iraniane: Raportet për bisedime të reja në Pakistan nuk janë të vërteta

 

Agjencia shtetërore e lajmeve e Iranit, IRNA, ka hedhur poshtë raportimet se një raund i ri bisedimesh me Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të zhvillohet në Pakistan, duke i cilësuar ato si “të pavërteta”.

 

Sipas IRNA-s, Uashingtoni ka bërë kërkesa “të tepërta”, ndërsa akuzohet se ndryshon shpesh qëndrimet dhe bie në kundërshtim me vetveten. Në reagimin e saj, agjencia thekson gjithashtu se politikat amerikane, përfshirë bllokadën ndaj porteve iraniane dhe “retorikën kërcënuese”, kanë penguar deri tani çdo përparim në negociata.

 

“Në këto rrethana, nuk ka perspektivë të ndritur për negociata të frytshme”, thuhet në një postim të shpërndarë në Telegram, pa cituar burime zyrtare apo emra institucionesh.

 

Kjo deklaratë vjen pas raportimeve nga disa media iraniane të lidhura me Trupat e Gardës Revolucionare Islamike, të cilat gjithashtu kanë shprehur dyshime mbi pjesëmarrjen e Iranit në bisedime.

 

Deri më tani, nuk ka një konfirmim zyrtar nëse përfaqësues iranianë do të marrin pjesë në çdo raund të mundshëm negociatash, ndërsa asnjë zyrtar i lartë nuk ka sqaruar publikisht qëndrimin e Teheranit.


Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose bombardime të reja

 

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Irani e ka shkelur armëpushimin, por ai ende beson se një marrëveshje paqeje është e mundur.

 

Pavarësisht tensionit, Trump u shfaq optimist, duke thënë se “do të ketë një marrëveshje”, duke pretenduar se të dyja palët janë ende pranë një zgjidhjeje diplomatike.

 

Duke folur për ABC News, ai tha se negociatorët amerikanë pritet të udhëtojnë në Islamabad për bisedime, me negociatat që do të fillojnë brenda orëve të ardhshme. Ai e përshkroi propozimin e Uashingtonit si “të drejtë dhe të arsyeshëm” dhe shprehu shpresën se Irani do ta pranonte atë.

 

Megjithatë, ai paralajmëroi se, nëse marrëveshja refuzohet, Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura të godasin infrastrukturën kritike iraniane, duke përfshirë objektet energjetike dhe urat, duke theksuar se “nuk ka më tolerancë”.


Kryenegociatori i Iranit: Përparim në bisedime me SHBA, por marrëveshja ende e largët

 

Kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Baqer Qalibaf, i cili ka një rol udhëheqës në negociatat e Teheranit me Uashingtonin, vuri në dukje “përparimin” në bisedimet me SHBA-në, por theksoi se të dy palët janë “ende larg” arritjes së një marrëveshjeje.

 

“Kemi bërë përparim në negociata, por ka ende shumë dallime. Disa pika themelore mbeten të pazgjidhura”, tha Ghalibaf. “Jemi ende larg” arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare, theksoi ai në një intervistë të gjatë në televizionin iranian.

 

Mohammad Baqer Qalibaf mori pjesë në negociatat e mbajtura më 11-12 prill në Islamabad me delegacionin amerikan, i cili kryesohej nga zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance.

 

Gjatë takimeve në kryeqytetin pakistanez, “ne e bëmë të qartë se nuk kemi absolutisht asnjë besim te Shtetet e Bashkuara”, tha Qalibaf. SHBA-të “duhet të braktisin veprimet e njëanshme dhe qasjen shtrënguese që karakterizon qasjen e tyre”, shtoi ai.

 

Sipas kryetarit të parlamentit iranian, Teherani ra dakord për një armëpushim dyjavor, i cili hyri në fuqi më 8 prill, duke pranuar propozimin e Uashingtonit. “Ne ishim fitimtarë në fushën e betejës, armiku nuk kishte arritur asnjë nga qëllimet e tij dhe Irani gjithashtu mbajti kontrollin e Ngushticës së Hormuzit”, tha ai. “Ne e pranuam armëpushimin sepse (SHBA-të) i pranuan kërkesat tona”, tha shtoi


“U bë mburojë për nxënësit dhe u vra në klasë” – Historia rrëqethëse e mësueses Ayla Kara që tronditi Turqinë

 

Turqia po përjeton një nga ngjarjet më të rënda të viteve të fundit në sistemin arsimor, pasi një 14-vjeçar hapi zjarr në një shkollë të mesme të ulët në Kahramanmaraş, duke lënë pas një bilanc tragjik: tetë nxënës të vrarë, një mësuese të vrarë dhe 13 të plagosur. Një ditë më pas, AP raportoi se numri i përgjithshëm i të vdekurve arriti në 10, pasi përfshihej edhe autori 14-vjeçar dhe një tjetër i plagosur humbi jetën në spital.

Read more ...

XS
SM
MD
LG