Lidhje


Gjithnjë e më shumë sulme ndaj politikanëve gjermanë

Senatorja për Ekonominë e Berlinit, Franziska Giffey (SPD) është lënduar lehtë në një sulm fizik në lagjen Rudov. "Të martën (7 maj) pasdite në bibliotekë, një burrë sulmoi papritmas ish-kryetaren e bashkisë së Berlinit "nga prapa me një çantë plot me përmbajtje të fortë dhe e goditi në kokë dhe qafë”, njoftoi policia e Berlinit dhe zyra e prokurorit publik. Policia nisi menjëherë hetimet.

 

Pas sulmit, ish-ministrja federale për Çështjet e Familjes "shkoi në spital për një kohë të shkurtër për shkak të dhimbjes në zonën e kokës dhe qafës", thanë autoritetet në një deklaratë.

Read more ...


“Na pret edhe një luftë tjetër”, kërcënon Milorad Dodik-kreu i serbëve boshnjak

Milorad Dodik në një fjalim gjatë përkujtimit të Ditës së Fitores mbi Fashizmin në Banja Luka të Republikës Serbe, tha se është koha për të luftuar për “çlirimin” nga Bosnja dhe Hercegovina.Ai vijoi me kërcënime për ndarjen e shtetin shtetit boshnjak.

 

“Sot kujtojmë Ditën e Fitores mbi Fashizmin – ditën kur fuqia më e errët në botë në atë kohë – Gjermania, hodhi armët. Gjermania, regjimi i së cilës është përgjegjës për vdekjen e më shumë se 30 milionë njerëzve. Serbët pësuan rëndë humbje, së bashku me rusët, hebrenjtë dhe të gjithë ata që e kundërshtuan atë ideologji, duke besuar në lirinë dhe barazinë e të gjithë njerëzve pa dallim kombësie apo feje”, tha fillimisht ai.

Read more ...


Autoritetet në Gaza: Vendkalimet ende të mbyllura, nuk ka hyrje të ndihmave pavarësisht pretendimeve të Izraelit

Dy pikat kyçe kufitare në Rripin e Gazës janë ende të mbyllura, pa asnjë ndihmë që hyn në enklavë, thanë autoritetet lokale, transmeton Anadolu.Deklarata e Autoritetit të Përgjithshëm për Kalimet dhe Kufijtë me bazë në Gaza erdhi si përgjigje ndaj deklaratave të Departamentit të Shtetit të SHBA-së për hapjen e vendkalimeve dhe hyrjen e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës.Deklarata konfirmoi se vendkalimet janë ende të mbyllura dhe nën kontrollin izraelit që kur ushtria izraelite pushtoi qytetin Rafah, mori kalimin Rafah dhe mbylli vendkalimin Kerem Shalom.

Read more ...


Tragjedi në Afganistan, numri i të vdekurve nga përmbytjet shkon në 300

Të paktën 300 të vdekur janë konfirmuar deri më tani nga shiu i rrëmbyeshëm dhe përmbytjet shkatërruese që goditën veriun dhe veriperëndimin e Afganistanit, transmeton Anadolu.

 

Programit i Ushqimit i OKB-së (WFP) në rrjetet sociale tha se përmbytjet e shpejta shkatërrojnë Afganistanin, duke vrarë mbi 300 njerëz në Baghan dhe duke shkatërruar më shumë se 1 mijë shtëpi.

Read more ...


Guterres dënon sulmin e ekstremistëve izraelitë ndaj selisë së UNRWA-së në Kudsin Lindor

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, ka dënuar sulmin ku ekstremistët izraelitë në Kudsin Lindor nën pushtim i vunë zjarrin Qendrës së Përgjithshme të Agjencisë së OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA), transmeton Anadolu.

 

Shefi i OKB-së ndau një mesazh nga llogaria e tij në median sociale ku dënoi sulmin ndaj selisë së UNRWA-së në Kudsin Lindor.Guterres tha se shënjestrimi i punonjësve të ndihmës humanitare dhe komplekseve të tyre është i papranueshëm, si dhe theksoi se kjo duhet të ndalet.

Read more ...

XS
SM
MD
LG