Lidhje


Forcat izraelite bastisën kampin e refugjatëve Al-Fariah në Bregun Perëndimor

Ushtria izraelite bastisi kampin e refugjatëve Al-Fariah që ndodhet pranë qytetit Tubas në Bregun Perëndimor të pushtuar.

 

Dëshmitarët okularë duke folur për Anadolu thanë se: "Forcat izraelite bastisën kampin e refugjatëve në shumë pika. Snajperët izraelitë u vendosën në çatitë e shumë ndërtesave dhe rrethuan disa lagje në kamp".

Read more ...


Brigadat Kassam: Që nga fillimi i operacionit tokësor shkatërruam 825 automjete ushtarake izraelite

Zëdhënësi i Brigadave Izzeddin Kassam, krahut të armatosur të Hamasit, Abu Obaida njoftoi se kanë shkatërruar plotësisht ose pjesërisht të paktën 825 automjete ushtarake izraelite që nga fillimi (27 tetor) i operacionit tokësor të Izraelit në Rripin e Gazës.

 

Në një video-regjistrim të publikuar, Obaida tha se në ditën e 83-të të Tufanit të Aksasë vazhdojnë t'i rezistojnë Izraelit dhe t'i shkaktojnë humbje të mëdha.

Read more ...


Të paktën 45 palestinezë të vrarë në sulmet e Izraelit gjatë natës në Gaza

Të paktën 45 palestinezë kanë humbuar jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në sulmet që Izraeli ka ndërmarrë gjatë natës ndaj pikave të ndryshme të Rripit të Gazës.

 

Siç raporton agjencia zyrtare palestineze e lajmeve WAFA, 11 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në sulmin ajror që avionët luftarakë izraelitë kryen ndaj një shtëpie të familjes Al-Amuri në zonën Al-Fakhari në lindje të qytetit Khan Younis në jug të Rripit të Gazës.

Read more ...


Erdoğan: Droni luftarak turk i gjeneratës së re ‘ANKA III’ kryen fluturimin e parë

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka njoftuar se droni luftarak ajror turk i gjeneratës së re ‘ANKA III’ ka kryer fluturimin e tij të parë.

 

Sipas prodhuesit të dronit, Industrisë Turke të Hapësirës Ajrore (TUSAŞ), ‘ANKA III’ është një sistem që është më i shpejtë falë motorit të tij reaktiv, ka një kapacitet të lartë të mbajtjes së ngarkesës dhe është më pak i dukshëm në radar me strukturën e tij pa bisht.

 

Read more ...


Arrestohet një i ri izraelit që refuzoi shërbimin ushtarak duke kundërshtuar luftën në Gaza

Gjykata ushtarake izraelite ka dënuar një të ri 18-vjeçar me 30 ditë burg për shkak se refuzoi shërbimin ushtarak duke kundërshtuar ofensivën e vazhdueshme në Rripin e Gazës, 

 

“Nuk besoj se më shumë dhunë do të sjellë siguri, refuzoj të marr pjesë në një luftë hakmarrëse”, tha Tal Mitnick, 18 vjeç, në një deklaratë të cituar nga gazeta The Jerusalem Post.

Read more ...

XS
SM
MD
LG