Izraeli kërkon sqarime nga Shtëpia e Bardhë për presionin dhe deklaratën e Trump
Saturday, 18 April 2026 20:55
Izraeli ka kërkuar sqarime nga Shtëpia e Bardheë në lidhje me një postim në rrjetin social Truth të presidentit Donald Trump.
Bëhet fjalë për postimin ku presidenti Trump deklaronte se Izraelit i ndalohej të sulmonte Libanin.
“Izraeli nuk do ta bombardojë më Libanin. Atyre u NDALOHET nga SHBA-të ta bëjnë këtë. Mjaft më!!!”, shkroi Trump.
Lajmi u bë i ditur nga media Axios, që deklaron se Netanyahu dhe këshilltarët e tij u tronditën nga postimi i Trump.