Lidhje


Rritet në 22.600 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Me 162 viktima në 24 orët e fundit është rritur në 22.600 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet të cilat Izraeli vazhdon që nga 7 tetori e deri më tani ndaj Rripit të Gazës.

 

Ministria e Shëndetësisë në Gaza përmes një deklarate me shkrim dha informacion lidhur me sulmet që Izraeli vazhdon prej 91 ditësh kundër Rripit të Gazës.

Read more ...


Rritet sërish në 2.9% inflacioni në Eurozonë

Inflacioni në eurozonë është rritur sërish dhe mund të rritet më tej në muajt e ardhshëm, gjë që i bën më pak të mundshme uljet e hershme të normave të interesit nga Banka Qendrore Evropiane.

 

Inflacioni në të gjithë bllokun 20-vendesh u rrit në 2.9% në dhjetor nga niveli më i ulët dy-vjeçar i nëntorit prej 2.4% për shkak të një reduktimi të subvencioneve të qeverisë për gazin, energjinë elektrike dhe ushqimin, shkruan The Guardian.

Read more ...


Izraeli shënjestron shtëpinë e zyrtarit të Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze në Gaza, vriten 2 persona

Ushtria izraelite ka vrarë 2 persona dhe ka plagosur 5 të tjerë duke shënjestruar shtëpinë e familjes së drejtorit të Qendrës së Ambulancës të Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze në Deir Al-Balah.

 

Në një deklaratë nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze thuhet se Izraeli vendosi në objektiv shtëpinë e një zyrtari të Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze në kampin e refugjatëve Al-Maghazi në Gaza.

Read more ...


Arabia Saudite dënon sulmin terrorist në Iran

Arabia Saudite dënoi sulmin terrorist të së mërkurës në Iran gjatë një ceremonie për të përkujtuar gjeneralin e lartë iranian Qassem Soleimani i cili u vra katër vjet më parë nga SHBA-ja.

 

Ministria e Jashtme tha se Riadi kundërshton dhe dënon sulmin terrorist që synoi civilët në Kerman.

Read more ...


Sondazh: Gjermanët humbasin besimin në qeverinë dhe institucionet politike

Besimi i popullit gjerman në qeverinë dhe institucionet politike ka vazhduar të bjerë, pasi kancelari Olaf Scholz ka humbur 13 për qind të popullaritetit të tij në krahasim me vitin 2022, ndërsa Gjykata Kushtetuese dhe ushtria janë më të besueshmet në sytë e publikut, sipas një sondazhi të ri të publikuar sot.

 

Besimi i publikut në institucionet politike është ulur ndjeshëm në vitin 2023 krahasuar me vitin 2022, sipas sondazhit të kryer nga kompania Forsa për institucionet mediatike RTL, Stern dhe NTV.

Read more ...

XS
SM
MD
LG