Lidhje


Tronditet Gjykata e Hagës/ Shkarkohet për herë të parë kryeprokurori, Karim Khan rrëzohet nga skandali seksual

 

Karim Khan është shkarkuar nga posti i kryeprokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, duke u bërë drejtuesi i parë i akuzës në historinë e institucionit që largohet me votën e shteteve anëtare.

 

Në votimin e zhvilluar më 24 korrik, 82 nga 125 shtetet anëtare mbështetën shkarkimin e tij, pas përfundimeve të procedurës disiplinore se Khan kishte kryer shkelje të rënda. Ai akuzohej për sjellje të pahijshme seksuale ndaj një vartëseje dhe për përpjekje për ta dekurajuar atë nga ndjekja e ankesës. Khan i ka mohuar akuzat dhe ka paralajmëruar se do ta kundërshtojë vendimin.

 

Shkarkimi nuk shfuqizon urdhër-arrestet dhe hetimet e nisura më parë nga GJNP-ja, përfshirë ato ndaj presidentit rus Vladimir Putin dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu. Vlefshmëria e tyre përcaktohet nga gjyqtarët, ndërsa zyra e prokurorit do të drejtohet përkohësisht nga zëvendësprokurorët.

XS
SM
MD
LG