Lidhje


Trump: Nëse Rusia dhe Kina i japin armë Iranit, nuk do të jetë në interesin e tyre

 

Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi se një furnizim i mundshëm i Iranit me armë nga Rusia ose Kina do të ishte një veprim shumë i dëmshëm dhe në kundërshtim me interesat e të dy vendeve. Në një postim në Truth Social, ai tha se Vladimir Putin dhe Xi Jinping e kanë siguruar personalisht se Moska dhe Pekini nuk po i shesin armë Teheranit.

 

Trump theksoi se u beson këtyre garancive, duke shtuar se Xi i kishte deklaruar gjatë takimit të tyre në Pekin se Kina nuk do ta armatoste Iranin, ndërsa të njëjtin qëndrim ia kishte përcjellë edhe Putin.

 

Presidenti amerikan foli gjithashtu për furnizimet me armë për Ukrainën, duke sqaruar se SHBA-ja nuk ia shet ato drejtpërdrejt Kievit, por vendeve anëtare të NATO-s, të cilat paguajnë çmimin e plotë dhe më pas vendosin për shpërndarjen e tyre. Sipas Trump, nuk ka prova që Rusia ose Kina po ndihmojnë aktualisht Iranin me armatime.

XS
SM
MD
LG