Lidhje


Paqartësi mbi armëpushimin SHBA-Iran: Teherani mohon raportimet për refuzimin e propozimit amerikan

 

Paqartësi kanë shoqëruar përpjekjet për një armëpushim mes SHBA-së dhe Iranit, pasi Teherani ka mohuar raportimet se refuzoi një propozim të ri amerikan të përcjellë përmes Irakut. Fillimisht, media amerikane The New York Times raportoi se Irani kishte hedhur poshtë ofertën e armëpushimit, duke argumentuar se ajo nuk adresonte çështje kyçe si kontrolli i Ngushticës së Hormuzit.

 

Megjithatë, më pas një zyrtar iranian i cituar nga mediat shtetërore e cilësoi këtë raportim "mashtrim", duke theksuar se Teherani nuk ka refuzuar asnjë propozim zyrtar dhe se mbetet i hapur ndaj diplomacisë, ndërsa fajësoi Uashingtonin për përshkallëzimin e konfliktit.

 

Zhvillimet vijnë pas vizitës së kryeministrit irakian në Teheran, i cili kishte zhvilluar më herët bisedime me presidentin amerikan Donald Trump në Uashington. Iraku vijon të përpiqet të luajë rolin e ndërmjetësit mes dy vendeve, ndërsa deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar nëse një propozim formal për armëpushim është paraqitur apo refuzuar.

XS
SM
MD
LG