TRONDITET BERLINI/ Spahn dorëhiqet pas polemikës së surrogacisë, Merz hap rrugën për riformatimin e qeverisë
Kancelari gjerman Friedrich Merz ka lënë të hapur mundësinë për ndryshime në kabinetin e tij, pas dorëheqjes së një politikani të rëndësishëm gjatë fundjavës. Gjatë një interviste për transmetuesin gjerman ZDF, Merz u pyet nëse situata aktuale mund të sillte riformatim të qeverisë federale. “Mund të jetë një mundësi”, u përgjigj kancelari, duke shtuar se kjo mund të shërbejë për të “rishqyrtuar përbërjen e qeverisë federale”.
Deklarata e Merz vjen në një kohë kur koalicioni qeverisës në Gjermani përballet me sfida politike dhe nevojën për të forcuar stabilitetin e brendshëm.
Kancelari nuk dha detaje konkrete se cilat poste mund të preken nga ndryshimet e mundshme dhe as nëse do të ketë një riorganizim të gjerë të kabinetit. Megjithatë, ai la të kuptohet se dorëheqja e fundit mund të hapë rrugën për një rishikim të strukturës qeverisëse.
Vendimi për ndryshimet në kabinet pritet të varet nga zhvillimet e ditëve në vijim dhe nga marrëveshjet brenda forcave politike që përbëjnë qeverinë federale gjermane.
Politikani gjerman, Jens Spah, u dorëheq të shtunën nga posti i kryetarit të grupit parlamentar qeverisës CDU/CSU, pasi ai dhe partneri i tij përdorën një grua surrogate për t’u bërë prindër, edhe pse më herët e kishte kritikuar si praktikë dhe partia e tij e kishte kundërshtuar.
Ky proces është i ndaluar në Gjermani. Vetë Spahn refuzoi ta zbuste politikën kur ishte ministër i Shëndetësisë më 2020, prandaj ai dhe partneri i tij, Daniel Funke, përdorën një nënë në SHBA.
Çështja ka nxitur debat në Gjermani. Ai ka thënë se e ka kuptuar që “lumturia e tij personale për të krijuar një familje nuk është e pajtueshme me funksionin e tij politik”.