Katër anije tentojnë të kalojnë Hormuzin, ushtria iraniane i kthen pas
Thursday, 28 May 2026 12:12
Mediat iraniane raportojnë se 4 anije që tentuan të kalonin Ngushticën e Hormuzit u detyruan të ktheheshin pas.
Agjencia e lajmeve Tasnim raporton se forcat detare iraniane u përballën me katër anije që po përpiqeshin të kalonin Ngushticën e Hormuzit dhe të hynin në Gjirin Persik pa u koordinuar me autoritetet iraniane.
Duke cituar një zyrtar ushtarak të informuar, Tasnim tha se anijet morën fillimisht paralajmërim nga forcat detare iraniane, por pasi ato e shpërfillën njoftimin, u qëllua me të shtëna paralajmëruese, duke i detyruar të tërhiqeshin.