Lidhje


Erdogan telefonon Pezeshkian: Turqia ofron mbështetje për negociatat dhe paqen në rajon

 

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i ka thënë sot homologut të tij iranian Masoud Pezeshkian se Ankaraja do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për paqe dhe stabilitet përmes negociatave për zgjidhjen e konfliktit rajonal, transmeton Anadolu.

 

Në një bisedë telefonike, dy presidentët diskutuan marrëdhëniet dypalëshe si dhe zhvillimet rajonale dhe globale, tha Drejtoria e Komunikimeve e Turqisë.

 

“Turqia po punon së bashku me vendet vëllazërore për të siguruar paqe dhe stabilitet në rajon dhe do të vazhdojë të ofrojë çdo lloj mbështetjeje që negociatat të japin rezultate pozitive”, ka thënë Erdogan.

 

Gjatë bisedës, Erdogan ka deklaruar se konflikti në rajon ka hedhur hije mbi festën e kësaj jave të Kurban Bajramit, por ka shprehur besimin se populli iranian do ta kalojë këtë periudhë të vështirë dhe do të arrijë siguri dhe stabilitet.

 

Në fund të bisedës, Erdogan i ka uruar homologut Pezeshkian Kurban Bajramin./AA

XS
SM
MD
LG