Plas revolta në Izrael kundër Netanyahut: “Na latë peng të marrëveshjeve SHBA-Iran”
Mediat izraelite raportojnë për zemërim të fortë në veri të Izraelit, ku banorë dhe drejtues lokalë të Kiryat Shmonës kanë akuzuar komandën e ushtrisë dhe qeverinë Netanyahu për braktisje përballë kërcënimit të Hezbollahut.
Udhëheqësit lokalë i kanë kërkuar dorëheqjen shefit të shtabit Eyal Zamir dhe kreut të Komandës Veriore, duke i akuzuar se nuk po arrijnë të mbrojnë ushtarët dhe banorët në frontin verior. Sipas tyre, sulmet e vazhdueshme të Hezbollahut kanë shkaktuar humbje të rënda dhe kanë nxjerrë në pah dobësinë e mbrojtjes izraelite në zonë.
Kritikat janë drejtuar edhe ndaj qeverisë së Benjamin Netanyahut, të cilën drejtuesit vendorë e akuzojnë se ka lënë veriun “në fatin e vet” dhe se po i mban banorët peng të interesave amerikane, në sfondin e raportimeve për mirëkuptime mes SHBA-së dhe Iranit.
Ata thonë se nuk kanë marrë asnjë informacion zyrtar nga qeveria izraelite për marrëveshjen e raportuar Uashington-Teheran dhe ndikimin e saj të mundshëm në përballjen me Hezbollahun, por janë informuar vetëm nga mediat dhe rrjedhjet amerikane.