Dita Përkujtimore në SHBA, Kurti: Ushtarët amerikanë kontribuan në çlirimin dhe në sigurinë e Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në “X” lidhur me Ditën Përkujtimore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka shprehur mirënjohje për ushtarët amerikanë që kanë kontribuuar në çlirimin e Kosovës, si dhe në sigurinë e vazhdueshëm të vendit.
Kurti shtoi se ky falënderimi vjen në emër të Qeverisë dhe të popullit të Kosovës. Ai theksoi se kjo ditë është edhe moment për të kujtuar ata që kanë dhënë jetën për vlerat e lirisë, barazisë dhe demokracisë.
“Në këtë Ditë Përkujtimore, në emër të Qeverisë dhe popullit të Kosovës, u shpreh falënderimet e Republikës sonë të gjithë ushtarëve amerikanë që kanë kontribuar në çlirimin tonë dhe në sigurinë dhe prosperitetin e vazhdueshëm të vendit tonë. Në këtë ditë solemne, le të kujtojmë gjithashtu të gjithë ata që dhanë jetën e tyre për vlerat e përjetshme të lirisë, barazisë dhe demokracisë”, shkruan Kurti.