Lidhje


Rubio: Marrëveshja SHBA-Iran mund të firmoset sot; Ben-Gvir kërkon rikthimin e luftës në Liban

 

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se marrëveshja mes SHBA-së dhe Iranit mund të nënshkruhet “madje edhe sot”, ndërsa tregjet reaguan menjëherë me një rënie të çmimit të naftës me mbi 5%.

 

Ndërkohë, Donald Trump paralajmëroi se marrëveshja “ose do të jetë e jashtëzakonshme dhe domethënëse, ose nuk do të ketë fare”, duke theksuar se nuk do të pranojë një marrëveshje të ngjashme me JCPOA-n e administratës Obama.

 

Në të njëjtën kohë, tensionet në Lindjen e Mesme mbeten të larta. Ministri izraelit i ekstremit të djathtë Itamar Ben-Gvir i kërkoi kryeministrit Benjamin Netanyahu rikthimin e luftës së hapur në Liban pas sulmeve me dronë nga Hezbollah.

 

Media iraniane raportuan gjithashtu se kreu i Bankës Qendrore iraniane, Abdolnaser Hemmati, ka udhëtuar drejt Katarit për bisedime mbi fondet iraniane të ngrira.

 

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork për shkak të problemeve me vizën amerikane.

XS
SM
MD
LG