Lidhje


Starmer tronditet nga dorëheqja në qeveri/ Ministri i Shëndetësisë hap betejën për lidershipin laburist

 

Ministri britanik i Shëndetësisë, Wes Streeting, ka dhënë dorëheqjen nga qeveria, duke deklaruar se ka humbur besimin te udhëheqja e kryeministrit Keir Starmer. Në një letër publike, ai tha se Starmer nuk mund ta udhëheqë më Partinë Laburiste në zgjedhjet e ardhshme dhe kërkoi hapjen e një procesi të gjerë për pasardhësin e tij.


Streeting, i cili drejtonte Shëndetësinë që prej vitit 2024, konsiderohet një figurë me mbështetje brenda krahut të qendrës dhe të djathtës së Partisë Laburiste. Sipas raportimeve, ai është i vendosur të sfidojë drejtpërdrejt lidershipin e Starmerit, ndërsa mes deputetëve kanë nisur lëvizjet për mbledhjen e firmave që mund të hapin zyrtarisht garën për ndryshimin e drejtimit të partisë.

XS
SM
MD
LG