Lidhje


Irani hedh poshtë kritikat e Trump për kërkesat: Propozimi për fundin e luftës ishte bujar!

 

Propozimi më i fundit i Iranit për t’i dhënë fund luftës SHBA-Izrael ishte i arsyeshëm dhe bujar, tha sot zëdhënësi i ministrisë së jashtme iraniane, Esmail Baghaei, pas kritikave nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

 

“Çdo gjë që propozuam në tekstin tonë përbëhej nga kërkesa të arsyeshme, kërkesa të përgjegjshme dhe propozime bujare, jo vetëm për interesat kombëtare të Iranit, por për të mirën, stabilitetin dhe sigurinë e të gjithë rajonit dhe botës”, tha Baghaei gjatë një konference për shtyp të transmetuar nga televizioni iranian.

 

Trump të dielën e quajti propozimin nga Irani “krejtësisht të papranueshëm”.

 

Kërkesat e Teheranit përfshinin përfundimin e luftës në rajon, përfundimin e asaj që Baghaei e quajti “pirateri detare kundër anijeve iraniane” dhe lirimin e aseteve iraniane që janë “ngrirë në bankat e huaja për shkak të presionit të SHBA-së”, tha zyrtari iranian.

 

Mediat shtetërore iraniane raportuan se kërkesat në kundërpropozimin e Iranit përfshinin gjithashtu njohjen e sovranitetit mbi Ngushticën e Hormuzit të bllokuar dhe kompensimin për dëmet e luftës.

 

“Lidhur me vazhdimin e procesit, ne kemi treguar se pavarësisht nga të gjitha shqetësimet, ne jemi të përqendruar në interesat kombëtare të Iranit. Ne do të veprojmë në çdo mënyrë të nevojshme për të siguruar interesat tona”, tha Baghaei, duke folur për kundërshtimin e Trump ndaj planit iranian.

 

XS
SM
MD
LG