Mbi 40 mijë palestinezë të dëbuar me forcë - OKB akuzon Izraelin për spastrimin e Bregut Perëndimor
Izraeli ka detyruar gati 40 mijë palestinezë të largohen nga shtëpitë e tyre në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar që nga fillimi i vitit të kaluar, sipas Kombeve të Bashkuara.
Farhan Haq, zëvendëszëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, iu referua të dhënave të Zyrës për Koordinimin e Çështjeve Humanitare gjatë një konference në selinë e OKB-së në Nju Jork.
Ai tha se veprimet izraelite, përfshirë shembjet e vazhdueshme të banesave, po vijojnë të shkaktojnë zhvendosje të detyruar. Vetëm në javën e parë të majit, shembjet e kryera nga kolonët izraelitë zhvendosën 42 palestinezë, mes tyre 24 fëmijë.
Forcat izraelite dhe kolonët e armatosur po kryejnë sulme të vazhdueshme në qytetet e Bregut Perëndimor, nën mbrojtje ushtarake, duke shënjestruar civilët, shtëpitë e tyre dhe duke nxitur zhvendosjen e popullsisë palestineze.