Lidhje


Alarm në Gjirin Persik - Derdhje masive nafte pranë ishullit Kharg

 

Një derdhje e konsiderueshme nafte është zbuluar në Gjirin Persik pranë ishullit Kharg në Iranit, duke ngritur shqetësime për një katastrofë mjedisore në një nga zonat më të rëndësishme të eksportit të naftës në botë.

 

Sipas gazetës amerikane, zona e ndotjes ka kaluar mbi 50 kilometra katrorë, bazuar në imazhe satelitore të analizuara nga kompania Orbital EOS. Vlerësohet se mund të jenë derdhur mbi 3,000 fuçi naftë në det.

 

Shkaku i incidentit ende nuk është konfirmuar, ndërsa ngjarja vjen në një moment tensionesh të larta në rajon pas përplasjeve dhe sulmeve të raportuara në muajt e fundit. Ishulli Kharg është terminali kryesor i eksportit të naftës së Iranit dhe në kushte normale rreth 90% e naftës bruto të vendit kalon përmes tij drejt tregjeve ndërkombëtare.

 

XS
SM
MD
LG