Pak më shumë dinjitet nuk do t’ju bënte keq!
Sunday, 08 March 2026 10:51
Nga hoxhë Alban Puka
Kjo është fotografia e librit që paraqiti kryeministri Edi Rama me titull “Në sofrën e Hënës”. Në të shfaqet një idhull që duket sikur simbolizon Zotin, ndërsa poshtë tij paraqiten përfaqësues të feve të ndryshme që i luten kësaj figure me pamjen e një Zoti të plakur.
Ndoshta kjo figurë nuk është rastësi. Ndoshta ajo pasqyron pikërisht “zotin” e vogël të një pushteti që është plakur nga padrejtësia, nga korrupsioni dhe nga hipokrizia. Poshtë tij qëndrojnë servilët dhe patronazhistët, me fe e pa fe, me ferexhe e pa ferexhe, të gjithë të rreshtuar në të njëjtën sofër, duke pritur ndonjë copë kockë në emër të këtij “zoti të plakur”.
Por historia ka treguar gjithmonë se “perënditë” e ngritura mbi padrejtësinë nuk zgjasin shumë. Ato plaken shpejt dhe, një ditë, bien bashkë me ata që i adhurojnë.
I Lartë dhe i Pastër është Allahu nga ajo qe i përshkruajnë.