Lidhje


Nëna palestineze e 9 fëmijëve me lot në sy: Nuk iki nga Gaza, më mirë vdes

Një nënë me nëntë fëmijë thotë se nuk do të largohet nga Qyteti i Gazës, pavarësisht planeve izraelite për të nisur një ofensivë të zgjeruar ushtarake atje. Fatma Al-Shinbary, 41 vjeç, i thotë Reuters se do të “preferonte të qëndronte këtu dhe të punonte”, duke shtuar se “ndoshta shumica e njerëzve do të qëndrojnë, jo të gjithë do të lëvizin përsëri”.

 

Burri i Fatmës është i plagosur dhe ajo e mbështet familjen e saj duke pjekur bukë në një zjarr të hapur midis tendave ku jetojnë njerëzit në qytet.

 

Ajo thotë se është zhvendosur disa herë gjatë dy viteve të fundit dhe është “e lodhur nga zhvendosja”.

 

“Vdekja është më e mirë për ne”, thotë ajo. “Në çdo zonë, lëmë pas sendet tona, në çdo zonë, humbasim shumë gjëra”./tpz

XS
SM
MD
LG