Lidhje


Doktoron me sukses hoxhë Justinian Topulli

Hoxhë Justinian Topulli merr titullin doktor i shkencave pas mbrojtjes që i bëri temës së tij “Rigjallërimi i besimeve fetare në Shqipëri pas vitit 1990”. Përpara një komisioni profesorësh të mirënjohur në njërën nga sallat e Universitetit Europian të Tiranës u zhvillua seanca e mbrojtjes së temës së doktoraturës, ku hoxhë Justinian Topulli paraqiti tezën e vet, e cila ishte e bazuar në një qasje antropologjike mbi atë që ka ndodhur në vitet e një regjimi diktatorial dhe pasojat që, si dhe ngjarjet e pas vitit 1990. Mentori i kësaj teze ishte prof. Aleksandër Dhima, ndërsa oponenca e tezës u bë nga prof. Roland Lami, Pajtim Riba dhe prof. Enri Hide, po ashtu ishte i pranishëm edhe prof. Gjergj Sinani etj.

 

Read more ...


Jo vetëm shokë, por vllazni...

Andi KAZANI*

Në Tiranë tashmë është kthyer në një traditë pozitive Kupa Kokonozi për futsall. Nga sot (07/02/2021) starton edicioni i 6-të i turneut sportiv “Kokonozi”. Aktivitet ky i përvitshëm i xhamisë së Kokonozit, Tiranë. Futbolli si sporti më popullor dhe edhe traditë e mirë e qytetit të Tiranës, është gjithashtu një sebep i bukur që na mbledh sërish së bashku këtë herë me vëllezër nga Tirana, Durrësi, Mitrovica dhe Tetova. Aktiviteti konsiston në: -Kupën Kokonozi (sistem eleminimi 8 ekipe) 7-21 Shkurt -Ndeshja simbol Xhemati i Kokonozit dhe Hoxhallarët 21 Shkurt -Kampionati Kokonozi (sistem pikësh 8 ekipe) 28 Shkurt – 11 Prill Mbyllja e aktivitetit mendohet të jetë e Diela e 11 Prillit, një mbrëmje kampionësh në prag të muajit të madhnueshëm të Ramazanit. Dhe siç themi gjithmonë …në fund fiton gjithmonë vllaznia. Prej Allahut vjen suksesi.

  • Organizator ekzekutiv i turneut KOKONOZI


Tirana me një datë të re...

Numër special i revistës KIBLA

Tirana 100 vjet më herët se sa data e themelimit të saj? KIBLA tashmë me një numër special, ku për herë të parë nëpërmjet burimeve arkivore osmane gjendet një dokument më i hershëm se sa i vitit 1614 për Tiranën. Pas disa përpjekjesh disavjeçare nëpër arkivat e ndryshme turke historiani Behar Kaçeli në gjurmim të burimeve osmane për Shqipërinë arrin të gjejë në Defterin e Sanxhakut të Ohrit të vitit 1519 edhe të dhëna të plota dokumentare për Tiranën. Në këtë pikë historiani Behar Kaçeli pas hulumtimesh të gjata nëpët Arkivat Osmane në Turqi në mbrojtje të tezës së magjistraturës arrin të gjejë të dhëna jo vetëm për Tiranën, por edhe për themeluesin e saj Sulejman pashë Mulletin (Bargjini). Faksimilet e këtij defteri janë riprodhuar në faqet e Kibles, ku përveç kësaj do të gjeni një dosier të pasur historik me ngjarjet në Bulçesh dhe një intervistë shumë interesante me hoxhë Burhan Filin dhe peripecitë e tij. Tirana dhe Hafiz Ibrahim Dalliu është filli përshkues i artë i këtij numri special, por edhe ana e përshpirtmërisë ku hoxhallarët tonë të mirënjohur tashmë japin këshillat e tyre.

Read more ...


Kibla 16 dhe politika...

Agjërimi dhe politika janë dy temat kryesore të numrit të fundit të revistës Kibla, e cila tashmë ka mbërritur në numrin e saj të 16. Dy tema të nxehta këto për ditët që po kalojmë në këtë pranverë të trazuar politikisht. Hoxhallarë të mirënjohur tashmë edhe në fushën e të shkruarit janë të angazhuar edhe në këtë numër të Kibles duke sjellë opinionet dhe këshillat e tyre. Bekir Halimi, Bledar Myftari e Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë në një takim të vetin të kthyer në një vendim i kanë kushtuar një vëmendje të posaçme politikës dhe zgjedhjeve të fundit. Ndërsa rubrika e studimeve dhe e sociales janë shumë të pasura me shkrimet e hoxhë Justinian Topullit, hoxhë Ervin Muratit, të Qani Sulkut etj. Atdhedashuria dhe feja janë kryefjala e këtyre shkrimeve tejet të vlefshme që na ofrojnë hoxhallarët tonë, ku po ashtu ky binom nuk shihet i ndarë ashtu si e trajtonin edhe hoxhallarët tonë të vjetër. Qytetit të Tiranës i kushtohet përsëri vëmendje e veçantë edhe në këtë numër nga historiani Behar Kaçeli. Ky është viti i pestë për revistën Kibla dhe që përbën një arritje të posaçme për stafin e revistës.

Lidhja E Hoxhallarëve.com

XS
SM
MD
LG