Palestinezët e LGBTQ+ mundet të kërkojnë azil në Izrael ndryshe nga ata që i ekspozohen vazhdimisht shfarosjes në Gaza

Palestinezët LGBTQ+ mund të kërkojnë azil në Izrael, kështu vendosi një gjykatë nl Israel. Bëhet fjalë për Palestinezët LGBTQ+ në rrezik për shkak të orientimit të tyre seksual të cilët mund të kërkojnë azil në Izrael, kështu vendosi të dielën Gjykata e Qarkut për Çështjet Administrative të Tel Avivit, sipas KAN news. Gjykatësi Michal Agmon-Gonen miratoi ankesën e një palestinezi nga Bregu Perëndimor, të cilit i ishte refuzuar kërkesa nga Autoriteti Civil për shkak se ishte palestinez.