Lidhje


Avionë lu’ftarakë iz’raelitë fluturuan ulët mbi Bejrut gjatë fjalimit të liderit të Hezbollahut

Avionët luftarakë që i përkisnin ushtrisë izraelite fluturuan ulët dhe thyen barrierën e zërit në Bejrut, kryeqytetin e Libanit, ndërsa po vijonte fjalimi i liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, raporton Anadolu.

 

Sipas korrespondentit të Anadolus në rajon, avionët luftarakë izraelitë fluturuan në lartësi të ulët në Bejrut, ndërsa fjalimi i Nasrallahut po vazhdonte.Avionët izraelitë thyen barrierën e zërit gjatë fluturimit të ulët në qiejt e Bejrutit, duke shkaktuar zhurma zanore.

Read more ...


Si duket Toka nga një tjetër planet? Roveri “Curiosity” sjell foton nga 320 mln kilometër distancë

 

Roveri “Curiosity” (Kurioziteti) ka arritur të fotografojë nga planeti Mars, planetin tonë, Tokën. Kjo është e para foto e kryer nga roboti i ulur në Mars vite më parë, i cili ka mundur të inkuadrojë në një imazh të vetëm planetin Tokë dhe një prej dy hënave të Marsit, Fobosin.
 

Nëse e zbadhojmë imazhin, do të mund të dallojmë një ‘pikë’ të largët (Toka) e cila ndodhet mbi 320 milionë kilometra larg dhe hënën e vogël të Marsit (me diametër 22 km).

Read more ...


Fidan: Turqia historikisht e ka mbështetur pavarësinë e Kosovës dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë

Shefi i diplomacisë turke, Hakan Fidan, ka deklaruar se Turqisë është një vend që historikisht e ka mbështetur pavarësinë e Kosovës dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë, raporton Anadolu.

 

Kryediplomati turk ishte i ftuar në redaksinë e editorëve të Anadolut, ku ka folur për çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, përfshirë edhe çështjet që kanë të bëjnë me rajonin e Ballkanit dhe raportet me Kosovën, Bosnjë e Hercegovinën dhe Serbinë.

Read more ...


ADN njerëzore gdhendet në një kristal, shkencëtarët zbulojnë planin për njerëzimin

Shkencëtarët britanikë kanë ruajtur ADN-në e një njeriu në një kristal, e cila mund të përdoret për të rikthyer njerëzimin në rast se zhdukemi. Ekipi nga Universiteti i Southhampton përdori lazerë për të gdhendur të dhënat në një kristal 5D që  mund të rezistojë për miliarda vite. Ndryshe nga format e tjera, ai nuk shpërbëhet me kalimin e kohës.
 

Në një deklaratë, universiteti përshkroi sesi kristali që është i barasvlefshëm me kuarcin, është “një prej materialeve më të rezistueshme kimikisht dhe termikisht në Tokë”. Ai mund të durojë forcat e mëdha, temperaturat ekstreme dhe “ekspozimin ndaj rrezatimit kimk”.

Read more ...


“Filantropi” Vullnet Sinaj, fondet publike për biznesin e tij i justifikon me bamirësi

Vullnet Sinaj i shpëtoi përballjes me deputetët e opozitës sot në Këshillin për Mandatet dhe Imunitetit në Kuvend, por jo akuzave për papajtueshmëri të mandatit pasi bizneset në pronësi të tij kanë përfituar nga fondet publike. Pak pasi nisën diskutimet u dha lajmi për ndarjen e papritur nga jeta të Gerti Bogdanit dhe mbledhja u shty për njëherë tjetër. E megjithatë në ato pak minuta, deputeti i PS mbrohej me të vetmin argument; Unë jam bamirës…

 

Bamirësia që nuk justifikon shkeljen e Kushtetutës

Read more ...

XS
SM
MD
LG