Lidhje


U mori jetën dy motrave, Kevini i dehur specialist në Ministrinë e Brendshme

Kevin Norra, 23-vjeçari që shkaktoi aksidentin tragjik me dy viktima në segmentin Delvinë–Sarandë, rezulton specialist në Ministrinë e Brendshme, por ky fakt është mbajtur i fshehtë deri më tani nga autoritetet policore.

 

I riu i cili po udhëtonte nga Saranda drejt Gjirokastrës, kreu një parakalim të gabuar që rezultoi fatal. Pas testimit nga policia, ai u gjet në gjendje të dehur, me një nivel alkooli prej 1.52 mg/l në matjen e parë dhe 1.42 mg/l në të dytën.

 

Elvisa dhe Rozina Dhimaku, respektivisht 22 dhe 20 vjeç, po udhëtonin së bashku me një shoqe të tyre, kur automjeti tip Audi, i drejtuar nga 23-vjeçari Kevin Norra, u përplas kokë më kokë me makinën e tyre. Dy motrat humbën jetën direkt në vendngjarje, ndërsa shoqja e tyre mbeti e plagosur rëndë dhe u dërgua me urgjencë drejt spitalit të Traumës, ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

 

Nga ana tjetër Norra ndodhet në pranga dhe akuzohet për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtim të automjetit në mënyrë të parregullt”./joq

XS
SM
MD
LG