Lidhje


I.zraeli, marrëveshje 35 mld dollarëshe për të furnizuar Egjiptin me gaz

Fusha izraelite e gazit natyror Leviathan ka nënshkruar një marrëveshje me vlerë deri në 35 miliardë dollarë për të furnizuar Egjiptin me gaz, në atë që konsiderohet si kontrata më e madhe e eksportit në historinë e Izraelit, njoftoi kompania NewMed Energy, një nga partnerët e projektit.

 

Leviathan, e vendosur në brigjet e Mesdheut dhe që përmban rreth 600 miliardë metra kub rezerva gazi, do të furnizojë rreth 130 miliardë metra kub gaz drejt Egjiptit deri në vitin 2040, ose deri në përmbushjen e sasisë së përcaktuar në kontratë.

 

Furnizimi i Egjiptit nga Leviathan ka nisur pak pas fillimit të prodhimit në vitin 2020, ndërsa marrëveshja fillestare për 60 miliardë metra kub u firmos në vitin 2019 dhe pritet të përfundojë në fillim të viteve 2030.

 

Që nga viti 2020, fusha Leviathan ka furnizuar 23.5 miliardë metra kub gaz drejt Egjiptit, bëri të ditur NewMed./tvklan.al

XS
SM
MD
LG