Lidhje


Dhjusi dhj*t Farkën! Do ndërtojë 17 kulla nga 30 kate secila në liqen

Po e ndjeni ajrin më të rëndë këto ditë? Nuk është thjesht nxehtësia e korrikut, por i është shtuar pesha e 17 kullave që sapo kanë marrë bekimin nga shteti për t’u "mbjellë" në zemër të Liqenit të Farkës, shkruan Kapitali.

 

Po, po, e lexuat mirë. 17 kulla me nga 30 kate secila, në një nga të vetmet zona të gjelbra të mbetura në Tiranë.

 

Projekti i quajtur Albora’s Lake do të ndërtohet nga kompania Lion Construction, pronë e dy emrave tashmë të njohur në industrinë e betonit dhe luksit, Dhjus Bushaj dhe Erion Gina, dy personazhe që e kanë kthyer ndërtimin në sport kombëtar.

 

Bëhet fjalë për betonizimin e tejskajshëm të hapisërës së vetme të gjelbër në Tiranë. Lion Construction është e njëjta që ngriti “Lion Residence”, godinën që duket sikur i ka zënë frymën Parkut të Madh të Tiranës e po ashtu kullat e "Lion Park 2" tek Zogu i Zi./joq

 
XS
SM
MD
LG